Home » Sport » Katër “zviceranë” në kombëtaren e Shqipërisë

Katër “zviceranë” në kombëtaren e Shqipërisë

Cana, Hyka, Kukeli dhe Sadiku janë “zviceranët” e Shqipërisë

Tash nuk është vetëm skuadra e kombëtares zvicerane të futbollit ajo që ka marrë futbollistët shqiptarë. Edhe kombëtarja e Shqipërisë ka në gjirin e saj disa “zviceranë”. Më saktësisht katër të tillë. Ata janë shqiptarë, ç`është e vërteta, por luajnë për skuadra të ndryshme zvicerane dhe jetojnë ose kanë jetuar në Zvicër.

 

Fjala është për Jahmir Hykën e FC Luzernit, Armando Sadikun e Luganos dhe së fundi, Burim Kukelin e FC Zürichut.

 

Një “zviceran” tjetër, i katërti pra, që luan prej kohësh për kombëtaren shqiptare është edhe Lorik Cana. Ai pothuaj gjithë karrierën profesioniste e ka kaluar në Francë ndërsa në kombëtaren e Shqipërisë ka rolin kryesor. Por edhe ai ka jetuar si fëmijë në Zvicër, Lozanë, në një familje refugjatësh, para se të kalonte në Paris St-Germain të Francës, kujton gazeta Südostschweiz në një shkrim të botuar të martën./albinfo.ch/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch