Home » Lajme, Opinione » Kauza e shqiptarëve sot: jo në pushtet Partia Socialiste dhe as ajo Demokratike

Kauza e shqiptarëve sot: jo në pushtet Partia Socialiste dhe as ajo Demokratike

Nga Skënder Sadri KAPITI
Partia Demokratike dhe ajo Socialiste duhet që të shfronësohen si forca politike të para dhe të mos u jipet shansi për të qeverisur as si të vetme , dhe as si kualicion me parti të tjera duke mos u dhënë atyre as mundësinë për të formuar e diktuar ato kualicione qeverisëse si forca të para politike. Kjo do të ishte mirë përgjithmonë, dhe nëse jo, të paktën për nja 15-20 vite. Tranzicioni politik i këtyre 30 viteve i ka konsumuar dhe diskredituar rëndë ato politkisht si te opinion i brëndshëm ashtu edhe te ai ndërkombëtar, përderisa ato nuk kanë më as reputacion dhe as besueshmëri.
Problemi i pushtetit në Shqipëri është problem i madh sepse pushteti duhet të zgjidhë problematika, halle e shqetësime dhe jo t’i formojë, krijojë e sajojë formoi. Pushteti ka për detyrë t’u shërbejë të të qeverisurve por jo që ai të jetë vetë problem më i madh për shqiptarët në Shqipëri. Problemi i pushtetit, kështu pra është një kauzë e madhe sot në Shqipëri. Është një problem që shqiptarët e kanë si të tillë që prej 30 vitesh , si një problem demokratik, politik, shoqëror, ekonomik ,pra si burim e shqetësim me pasoja të shumëanshme. Dhe fajtorët e këtij problemi me pushtetin e keq janë dy partitë kryesore politike në Shqipëri Partia Socialiste dhe ajo Demokratike të cilat e kanë dominuar dhe keqqeverisur me pushtetin dhe vetëm sa kacafyten për pushtet, e që me pushtetin vetëm padrejtësi, zullume, korrupsion, krim , hajdutëri, varfëri, papunësi, drogë dhe eksod kanë prodhuar.Prandaj ndëshkimi i tyre, dëbimi i të dyjave nga pushteti është sot kauza, problemi si cështjeqë duhet të zgjidhin e mira shqiptarët sot.
Në Shqipëri duhet ndryshimi i madh që është ndëshkimi i elitës politike: Parti-Demokratike-Parti Socialste si trashëgimtare e bija politike të një trungu , të Partisë së Punës së Shqipërisë, të cilat vetëm fatkeqësi e trauma u kanë sjellë shqiptarëve gjatë këtij tranzicioni politik të sunduar prej tyre. Largimi dhe ndëshkimi i të dyjave nga pushteti-kjo duhet të jetë kauza e shqiptarëve sot.
Që as Partia Socialiste dhe as ajo Demokratike nuk e meritojnë që ta qeverisin Shqipërinë, kjo besoj se tashmë duhet të bëhet kauzë politike e shqiptarëve në Shqipëri.
Ndëshkimi demokratik dhe dëbimi nga pushteti i të dyja atyre:kjo duhet të shndërrohet në një kauzë kombëtare dhe është emergjencë. Këtë nuk e bën VETTING-u i sistemit të drejtësisë; por këtë e bën ligji i demokracisë, e bën vullneti demokratik dhe vota e shqiptarëve. Ky është dhe duhet të jetë VETTING-u i madh demokratik në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, kurdo që të vijnë ato , qoftë edhe në ato të parakohshme.
Kjo sepse: është e provuar dhe vertetuar nga realiteti dështak , mjeran dhe antipublik me pasoja të rënda traumatike që kanë pësuar shqiptarët prej ketyre partive gjatë këtij tranzicioni, pra si një dështim i madh që ka për autorë këto dy forcat destruktive politike me pasoja të dëmshme për Shqipërinë dhe për shqiptarët.
Shqipëria de fakto gjatë këtij tranzicioni politik e demokratik më shumë ka qenë në një gjëndje paqëndrueshmërie, rrëmuje dhe falimenti juriko-institucional me kriza politike, demokratike, elektorale, institucionale, juridike e kushtetuese ku degradimin në rrëmujë e kaos e ka penguar vetëm ndërhyrja e ndërkombëtarëve.
Jo më në pushtet dy partitë politike PS e PD të cilat kush më shumë e kush më pak, ato të dyja e kanë kapur dhe e mbajnë peng Shqipërinë, shtetin , ligjin , drejtësinë, demokracinë , mireqënien, ekonomine, zhvillimin dhe integrimin në BE. Prandaj duhet një tjetër force politike për t’ia besuar pushtetin , e ndoshta pse ato të mos jenë Qëndra “VETEVENDOSJA” e Tiranës dhe “Lëvizja për Universitetin”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch