Home » Lajme, Vendore » KBI: TË INTENSIFIKOHET JETA INSTITUCIONALE FETARE DHE POZITA E SAJ NË SHOQËRI

KBI: TË INTENSIFIKOHET JETA INSTITUCIONALE FETARE DHE POZITA E SAJ NË SHOQËRI

KBI- BUJANOC QYTETIDje, në lokalin e KBI-së në Bujanoc, u mbajt mbledhja e parë e  Këshillit të  përkohshëm   të Bashkësisë  Islame të Bujanocit, pas emërtimit nga kryesia e BIPBM-së,  të cilën e përfaqësoi kryetari prof. Bejtullah ef. Bejtullahu, me anëtarët e rinj: prof. Seid  Amidi, prof. Argjend Xhelili, prof. Ibrahim Rrustemi si dhe prof. Sedat Kadrijeviq.

Në këtë mbledhje, në të cilën ishin të pranishëm edhe Myftiu i Luginës, koordinator për  lëndën  fetare në  shkollat fillore dhe të mesme  për  Luginën e Preshevës, H. Nexhmedin ef. Saqipi dhe sekretari gjeneral i BIPBM-së, prof. Refik  Memeti, u bisedua për  shumë  tema,  të cilat me vite i preokupojnë interesat e besimtarëve të Komunës së  Bujanocit.

Gjithashtu, në këtë mbledhje me theks të veçantë ishte i fokusuar  Këshilli i Bashkësisë Islame  të Komunës së Bujanocit, intensifikimi i jetës institucionale në Komunën e Bujanocit, si dhe jeta fetare  e besimtarëve dhe pozita e saj  në shoqëri, në shtet si  dhe të ngriten ura bashkëpunimi me të gjitha institucionet e Komunës së Bujanocit dhe më gjerë.

Në këtë drejtim u diskutua, që të rregullohet sa më shpejt  statusi i Imamit, i  cili  në të gjitha xhamitë  nuk e ka  të garantuar  sigurimin pensional  dhe se këshilli  do të bëj ç’mos  që të gjithë Imamëve dhe nëpunësve të Komunës së Bujanocit  t’ ua  rregulloj këtë problematikë, në bashkëpunim  me  organet kompetente të BIPBM-së, përndryshe problemi në të ardhshmen do të jetë edhe më i koklavitur ngase nuk mundet njëkohësisht  punëtorët e Bashkësisë Islame të kenë të themeluara dy vende pune  edhe Imam edhe profesor i lëndës fetare. Në vazhdim të këtij takimi u diskutua edhe për parapërgatitjet për të ardhshmen ku lënda fetare do të bëhet obligative dhe se vendimet e profesorëve do të jepen të përhershme.

Vlen të theksohet se Myftiu Nexhmedin Saqipi, ndër të tjera në këtë mbledhje  e paralajmëron Këshillin e Bujanocit, që të punohet  në drejtim të sigurimi të të dhënave për çdo nëpunës të Bashkësisë Islame,  pavarësish  sa vende të punës i ka, meqë Ligji ia mundëson atyre vetëm një vend pune e jo tri a katër. Ata duhet të zgjedhin ose Imam, ose profesor. Bashkësia Islame duhet të merr fizionominë e institucionit  e cila i përgjigjet reformave dhe ndryshimeve. Në këtë rrugë s’ka anime edhe divergjenca  politike  dhe as privilegje, tha Myftiu Nexhmedin Saqipi.

Gjithashtu, Nexhmedin Saqipi e  këshillon Këshillin e përkohshëm, që  shërbimet  juridike të gjithë punëtorëve të Bashkësisë Islame të kryhen, pavarësisht  kush është dhe kush kërkon ndihmë institucionale, në frymën e kompetencave, që i ka Këshilli, Njofton Shërbimi Informativ i KBI-së në Bujanoc, 05.04.2014.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch