Home » Lajme, Vendore » KDNJ mbanë tryezën mbi përdorimin zyrtar të gjuhës, shkrimit dhe simboleve krahas kapitullit XXIII dhe XIV

KDNJ mbanë tryezën mbi përdorimin zyrtar të gjuhës, shkrimit dhe simboleve krahas kapitullit XXIII dhe XIV

Këshilli për të Drejtat e Njeriut (KDNJ) ka mbajtur sot tryezën : “Përdorimi zyrtar i gjuhës, shkrimit dhe simboleve – harmonizimi me kapitullin XXIII dhe XIV të Marrëveshjes për bashkimin e Serbisë me BE-në “. Pjesëmarrës në tryezë ishin drejtues të Këshillt Kombëtar Shqiptar, pushtetit lokal, përfaqësues të Trupit Kordinues, OSBE-së, mediave etj.
Fillimi i tryezës iu dedikua prezantimit të Planit Aksional të Republikës së Serbisë që ka të bëjë me aplikimin, si dhe me eliminimin e mangësive të përdorimit zyrtar të gjuhës dhe të shkrimit të pakicave kombëtare.
Të pranishmit u njoftuan me masat që janë ndërmarrë në këtë drejtim nga institucionet e ndryshme të karakterit qendror dhe atij lokal.
Në pjesën debative u paraqiten një sërë vërejtje, si tek Plani Aksional, ashtu edhe tek zbatueshëmria ligjore e gjuhës dhe e shkrimit shqip.
U konstatua se pjesa dërmuese e institucionve shtetërore nuk i zbaton sa duhet ligjet që përkojnë me përdorimin e gjuhës, ndërsa mangësi u evidentuan edhe tek një pjesë e institucioneve lokale.
Si rekomandim kryesor i tryezës ishte nevoja e zbatimit të Kushtetutës dhe të ligjeve në fuqi, që garantojnë përdorimin e gjuhës dhe shkrimit. U kërkua po ashtu azhuritet më i fortë i përfaqësuesve institucionalë nga vet bashkësia etnike, në sensibilizimin e mangësive, por edhe një vetëdijësim më i qartë individual për shfrytëzimin e të drejtave në këtë drejtim.
Tryeza e sotme është mbështetur nga Ambasada e Gjermanisë në Beograd, në kuadër të projektit: “Monitorimi dhe promovimi i të drejtave të pakicës shqiptare në Luginë të Preshevës”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.