Home » Lajme » Këngët shqipe huazohen nga serbët e bullgarët

Këngët shqipe huazohen nga serbët e bullgarët

Muzika nuk njeh kufij dhe kjo po dëshmohet kohëve të fundit, kështu, këngëtarët kanë filluar të huazojnë këngë nga njëri-tjetri. Ky lloj huazimi, pa dyshim se nuk është i mirë, ngase nuk është vlerë, por një imitim i një kulture tjetër. Jemi dëshmitarë, që kohëve të fundit popujt ballkanikë gjithnjë e më shumë po i huazojnë këngët shqipe, për t’i bërë hite në vendet ku ata jetojnë. Vetë këngëtarët kosovarë kanë mendime të ndryshme rreth këtyre huazimeve, por, natyrisht, ata krenohen që edhe muzika shqipe po pëlqehet nga një pjesë e madhe e këngëtarëve ballkanas.

 

Të ruhet origjinaliteti

Duhet theksuar se vitin e kaluar në Festivalin Ballkanik, këngëtari nga Shqipëri, Flori zuri vendin e dytë për të dhënë sinjale të forta në Ballkan se muzika shqipe pëlqehet në Ballkan. Këngëtari Hekuran Krasniqi mendon se muzika në fakt po sillet nga një vend në vendin tjetër, por e rëndësishme është që melodia e këngës të mos jetë e njëjtë dhe të krijohet bindja se është kopjuar, pra, duhet të ruhet origjinaliteti, edhe pse ballkanasit kanë pak a shumë të njëjtën melodi të muzikës. Këngëtari, Visar Peja thotë se kohët e fundit këngëtarët bullgarë dhe ata serbë huazojnë këngë të shqipes, duke parë se këto të fundit gjithnjë e më shumë po dëgjohen dhe kanë suksese. “Të them të drejtën huazimet po vijnë më shumë nga këngëtarët serbë dhe bullgarë, por nëse ka arritur niveli sa për t’u huazuar, për mendimin tim komercialja e sotshëm nuk i ka edhe ato vlera të mirëfillta, prandaj, për mua nuk ekziston mendimi që nëse huazon je në nivel, por mendoj që është nevojë e kohës për ata këngëtarë që huazojnë”, thotë këngëtari Peja, i cili mendon se origjinaliteti duhet ruajtur dhe atë nuk është mirë që askush ta kopjojë.

 

Huazimi i dy këngëve të Artës

Këngëtarja Adelina Emini thotë se muzika shqipe kohëve të fundit gjithnjë e më shumë është në ngritje të cilësisë, prandaj, edhe disa vende ballkanike kanë filluar që të huazojnë këngë nga muzika shqipe, gjë e cila nuk është për t’u çuditur, kur dihet se kemi këngëtarë të kalibrit evropian. “Kohët e fundit, mendoj se jemi shumë para popujve ballkanikë në muzikë, gjë që reflekton edhe në ngritje të cilësisë. Huazimi i këngëve, natyrisht, se nuk është i mirë, sepse tregon një dobësi të madhe të atij që i huazon këto këngë, sidomos të kompozitorëve dhe tekst-shkruesve, të cilët edhe e përgatisin një këngë për një këngëtar të caktuar”, thotë këngëtarja e talentuar, Adelina Emini. Ndërsa, këngëtari i njohur Alban Mehmeti përmend emrin e këngëtares Arta Bajrami, së cilës i janë huazuar dy këngë nga këngëtarët ballkanas. Ai tutje thotë se është në dijeni se dy këngë të këngëtares Arta Bajramit janë huazuar nga këngëtarët ballkanas, gjë që vërteton se muzika shqipe vlerësohet pozitivisht në tregun ballkanas. “Jam në dijeni se dy këngë të Arta Bajramit janë huazuar nga këngëtarë të ndryshëm të Ballkanit. Ky është një tregues shumë i mirë se Kosova ka filluar të prodhojë këngë shumë të mira, saqë nuk ua kisha zënë për të madhe nëse këngëtarët ballkanas huazojnë këngë nga ne”, thotë këngëtari Alban Mehmeti. Natyrisht, se huazimi i këngëve shqipe nga popujt e ndryshëm të Ballkanit ka bërë që muzika shqipe sot, të vlerësohet lart.

As always, feel free to leave additional ideas or http://justbuyessay.com resources in the comment section below

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch