Home » Lajme, Vendore » Keqpërdorim klasik i Pozitës

Keqpërdorim klasik i Pozitës

I dashuri i vajzës së Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës Ferid Agani, Vullnet (Destan) Destani, bashkë me të vëllain e tij Zeqiria (Destan) Destanin si dhe Yll e Vlera Halimi, dy fëmijët e deputetit të vetëm shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin serb në Beograd, kanë vetëm edhe një hap për të kaluar për të fituar specializime të ndara nga Bordi Qendror për Shkollim Specialistik i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.

Një ditë më parë, në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë janë publikuar listat finale të kandidateve të cilët kanë konkurruar për konkursin e fundit për specializime në QKUK, pas testeve.

Në këtë listë në kuotën e ndarë për shqiptarët e Preshevës, Malit të Zi dhe vendeve tjera kanë gjetur “strehë” dy njerëz që kanë lidhje me ministrin Agani dhe dy fëmijët e deputetit shqiptar nga Presheva, që të dy nga i njëjti rajon me origjinë. Më datën 18 prill shpallen listat finale, dhe nga kjo kuotë do të zgjidhen vetëm dhjetë kandidatë.

Ndërkohë në vendet normale për kandidatët kosovarë kanë konkurruar 150 veta dhe do të pranohen vetëm 20.

Kjo listë i është dërguar ministrit të shëndetësisë Ferid Agani dhe është nënshkruar nga ai, nga Muharrem Bajrami kryesues i Bordit Qendror për Shkollim Specialistik si dhe firmën e tij e ka vënë edhe u.d. i sekretarit të përhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani.

Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Komunikim nga Ministria e Shëndetësisë, thotë se listat për kandidatet nga Presheva, Mitrovica dhe nga Mali i Zi nuk hartohen nga Ministria mirëpo vijnë të përgaditura nga vetë këto rajone.

“Listat e kandidatëve nga Presheva, nga Mitrovica dhe nga Mali i Zi hartohen nga institucionet atje, e jo nga ministria”, tha Hoti.

Ne listën e Preshevës janë gjithsej 18 persona. Dy prej tyre janë Vullnet Destani dhe vëllai i tij Zeqiria Destani. Vullnet Destani sipas faqes se tij te Facebook-ut është në një lidhje me Natyra Aganin, vajzën e ministrit të shëndetësisë Ferid Agani.

Vet ministri Agani ka qenë e pamundur të kontaktohet.

Lista e specializimeve ishte publikuar dje ne faqen zyrtare te qeverisë, ndërsa në listën e studentëve nga rajonet e përfshira në kuotë mund te shihet lehtë se poenët e “dhëndrit” të ministrit dhe të vëllait të tij janë dukshëm nën mesatare të poenëve nga kandidatët tjerë. /gazetajnk/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch