Home » Lajme » KËRCËNIM GLOBAL- ARMË RUSE NË SHTETE TË PAAFTA. SERBIA NË MESIN E TYRE!

KËRCËNIM GLOBAL- ARMË RUSE NË SHTETE TË PAAFTA. SERBIA NË MESIN E TYRE!

Me propozim të Vladimir Putinit para ca kohësh, Aleksander Vuçiq porositi për Forcat e Armatosura Serbe sistemin raketor rus “Pantsir-S1”, dhe me këtë Serbia shumë shpejtë do të bëhet i vetmi vend në këtë pjesë të Evropës që do të ketë një armë të tillë, e cila paraqet rrezik për Ballkanin në tërësi.

Kohëve të fundit, rusët po ofrojnë sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë,e që paraqesin rrezik për çdo gjë brenda rrezes për shkak të kontrollit nga partnerët e tyre të paaftë për të menaxhuar me to.

Edhe pse nuk ka ndodhur asnjë katastrofë e madhe deri më tani, të gjithë e dinë se çfarë mund të ndodhë kur Rusia nuk i kushton vëmendje mënyrës se si përdoren armët e tyre, dhe nga kush. Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me MH-17 dhe sulmin e mëparshëm aksidental ku sirianët rrëzuan avionin rus në Siri, për ironi, me një raketë ruse.

Rusia gjithashtu po rrit furnizimin në Siri me raketa të avancuara të mbrojtjes ajrore. Në tetor 2018, Rusia i dha Sirisë një variant modern të sistemit raketor S-300 dhe Moska planifikon të ofrojë më shumë prej këtyre raketave në muajt e ardhshëm. Sistemi S-300 është më i sofistikuar dhe më vdekjeprurës sesa raketa e vjetër S-200, e cila para ca kohësh, ra në Qipro, poashtu nga Siria dhe kështu i njëjti paraqet një kërcënim edhe më të madh për sigurinë globale.

Pavarësisht se proklamohen si faktorë paqeje Rusët në fakt janë e kundërta. Pas dështimit në dëbimin e Iranit nga Siria, e që paraqet kërcënim për sovranitetin e Izraelit, Rusia nuk është në gjendje të mbrojë partnerin e tyre Sirinë nga Izraeli, dhe Rusia nuk mund të ndal partnerin e saj të paaftë Sirinë nga lansimi i raketave që mund të rrezikojnë sigurinë e të gjithë rajonit të Mesdheut Lindor .


Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch