Home » Lajme, Vendore » KËRCËNIMET RECIPROKE NUK I KONTRIBOJNË STABILITETIT

KËRCËNIMET RECIPROKE NUK I KONTRIBOJNË STABILITETIT

Partia Demokratike Kombëtare, tonet e ashpra të kryeministrit Daciq dhe të disa liderëve politikë e institucionalë në Luginën e Preshevës, rreth ngritjes së një lapidari kushtuar dëshmorëve të kombit, janë të panevojshme dhe nuk i kontribojnë qetësimit të situatës edhe ashtu të brisht në këtë rajon.

Kremtimi i 100 vjetorit të pavarëisësë së Shqipërisë, është paralajmëruar me muaj përpara nuk zgjatë me vite. Prandaj në këto manifestime edhe nuk mund të përmbahen emocionet e qytetarëve dhe nuk mund të kontrollohen deklarimet e tyre.

Këto dukuri lejohen për qytetarët e rëndomtë, por nuk tolerohen nga përfaqësuesit e institucioneve, të cilët duhet të jenë të kërsyer në pronocimet e tyre dhënë mediumeve, të cilat pastaj mund të spekulohen dhe keqpërdoren.

Nuk janë demokratike konstatimet e krerëve të institucioneve kur tingëllojnë: “Hicne, Laidarin vet, sa nuk ua kemi hecur ne me forcë?!”, ose “Eja hice Lapidarin, pot a mbajti?!”  kështu me radhë.

Partia Demokratike Kombëtare, burimin e këtyre dukurive e sheh te (mos)aktiviteti i Këshillit jolegal Nacional dhe te deputeti jolegjitim, të cilët në vend se të “argëtohen” me këto problematika, të cilat janë edhe në domenin e vushëveprimit të tyre, ata si duket pajtohen me krijimin e një gjendjeje të tillë tensionuese.

Të pakënaqur këto institucione të vetzgjedhura me humbjen e pushtetit local në Preshevë dhe Buajnoc, mezi presin të ndodhin këto probleme për të bllokuar pushtetet lokale me iluzionet se mund të vijnë ata vetë dikur me ndihëm e Beogradit.

Partia Demokratike Kombëtare, kërkon nga qytetarët të jenë të vetpërmbajtur dhe sycelë në këto lëvizje të cilat janë krijuar artifizialisht për ta destabilizuar Luginën e Preshevës e humbësit më të mëdhenj në këto lojëra janë vetë qytetarët, të cilët për ditë përballin me probleme të natyrës politike dhe ekonomike, njofton Shërbimi për informim i PDK-së, të nënshkruar nga kryetari i saj z. Nexhmedin Saqipi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch