Home » Lajme, Vendore » Kërkohet kthimi i librave -vazhdon procesi mësimor në Raincë

Kërkohet kthimi i librave -vazhdon procesi mësimor në Raincë

Konfiskimit të librave nuk do ti bashkëngjitet bojkoti i procesit mësimor pasi fëmijët do të dëmtoheshin edhe më shumë, kështu kanë konstatuar sot prindërit, bashkësia lokale dhe drejtoria e shkollës fillore “Zenel Ajdini” Raincë. Ata gjithashtu njëzëri kanë kërkuar  kthimin e librave.

 

 

Pleqësia e prindërve të shkollës fillore Zenel Ajdini, drejtoria dhe Bashkësia Lokale në mbledhjen e sotme kanë kërkuar që urgjentisht të kthehen librat e konfiskuara nga organet e policisë.

 

Sipas drejtorit Shukri Ymeri procesi mësimor në këtë shkollë nuk do të bojkotohet  në mënyrë që nxënësit të mos mbeten mbrapa me procesin mësimor.

 

Ditën e premte organet policisë dhe inspektorati për kriminalitet ekonomik kanë konfiskuar mbi 5000 libra shqip që kishin ardhur si donacion nga Republika e Kosovës.  Këtë akt e kanë dënuar edhe autoritetet kosovare, shoqëria civile dhe subjektet politike në Luginë.

/RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch