Home » Lajme, Vendore » Kërkohet që të zgjidhet problemi i studentëve nga Lugina e Preshevës në Maqedoni

Kërkohet që të zgjidhet problemi i studentëve nga Lugina e Preshevës në Maqedoni

KN-Kumtese-24022014Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, GalipBeqiri sot iu është drejtuar me letër të hapur Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, AliAhmeti dhe Rektorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Vullnet Ahmeti me të cilën ka kërkuar zgjidhjen e problemit me leje qëndrimet e studentëve nga Lugina e Preshevës.

Ndër të tjera në të thuhet se “studentët e Luginës së Preshevës në pamundësi për të kryer obligimet në ambasadën e Maqedonisë në Beograd për shkak të largësisë, kërkojmë nga Ju që të shfrytëzoni autoritetin Tuaj në shërbim të zgjedhjes së këtij problemi.Ju lutemi Juve që të bëni përpjekje ndaj institucioneve të Republikës së Maqedonisë që studentët nga Lugina e Preshevës të marrin lejet e qëndrimit në vendin ku studiojnë apo edhe në administratën kufitare”.

 

“Shpresojmë, ashtu si në vitin paraprak që keni zgjedhur këtë problem ashtu të zgjidhni jo vetëm për këtë vite por edhe për vitet vijuese në mënyrë që mos të përsëritet” shkruhet në fund të letrës së hapur të nënshkruar nga Beqiri

 

Bujanoc,

Me datë  25.02.2014

 Shërbimi për informim i KKSH-së

 

                         

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch