Home » Lajme » Këshilli i Bashkësisë Islame të Preshevës morën vendin e parë në garat e mësimbesimit në Prishtinë

Këshilli i Bashkësisë Islame të Preshevës morën vendin e parë në garat e mësimbesimit në Prishtinë

Këshilli i Bashkësisë Islame të Preshevës i përfaqësuar nga nxënësit e xhamisë së fshatit Bukuroc të udhëhequr nga m.Zekirja ef. Kurtishi moren pjesë në kuizin e diturisë në njohuritë në besimin islam. Nxënësit që morën pjesë në këto gara u shpërblyen me çmimin e parë.

 

Në organizim të kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Departamentit të të rinjëve  dhe departamentit të gruas,të dielën në ambientet e Medresesë së Mesme”Alaudin”në prishtinë u mbajtën garat në Kuizin e diturisë në njohuritë në mësim besimin islam në nivel të Kosovës.Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë e përfaqësuan nxënësit nga xhamia e fshatit bukuroc të udhëhequr nga imami i xhamisë  m.Zekirja ef. Kurtishi. Nxënësit që moren pjesë në këto gara ishin: Emine Abdiu, Umejma Abdiu,Tuba Sadiku dhe Sadbere Fejzullahu.

Në këto gara morën pjesë përfaqesuesit e pjesës dërmuese të këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe u zhvilluan në një ambient tejet interesant dhe konkurues në njohuri fetare.Përfaqësuesit e KBI-së në Preshevë u përgjigjën pozitivisht në shumicën e pyetjeve të parashtruara nga udhëheqsi i kuizit e që ndikoi në ritjen e kuotave të pikëve dhe më në fund u shpallën pikët fituese të garave duke marrë vendin e parë.

M. ef. Zekirja  Kurtishi flet më hollësisht rreth pjesëmarrjes dhe shpërblimit të parë në këto gara.

Tanimë këto gara do të jenë tradicionale dhe ato do të mbahen për cdo vit. Të pranishmit u fascinuan me ilahinë e grupit si dhe me recitalin e Emine Abazit I cili zgjati gati pesëmbëdhjete minuta.Si shpërblim për imamin e m.Zekirja ef.Kurtishi I cili përgatiti  nxënësit,Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës shpërbleu atë me një Haxh falas për këtë vit.

One Response

  1. Kidist thotë:

    Faleminderit per reecten. Megjithate me duhet tiu bej nje kritike.Instruksionet jane shume te paqarta. Nje njeri qe nuk eshte profesional nuk e kupton se si behet torta. Ka kapercime nga nje hap ke tjetri. Gjithashtu gjuha e perdorur eshte shume dialektike. Megjithese une i kam rrenjet nga veriu dhe e kuptoj gjuhen e perdorur ketu mendoj qe ne cdo publikim internet ose jo duhet perdorur gjuha letrare dhe jo dialektike. Mendoj qe shqiptaret me rrenje nga jugu do kene veshtiresi edhe ta perkthejne cfare eshte shkruar aty.Persa i perket shijes nuk kam koment sepse s’me duket aq e lehte per ta kuptuar si behet dhe nuk do ta bej.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch