Home » Lajme, Vendore » Këshilli i Ministrave të Qeverisë Shqiptare ka miratuar 125 kuota për maturantët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës

Këshilli i Ministrave të Qeverisë Shqiptare ka miratuar 125 kuota për maturantët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës

Komuna PreshevëStema e Presheves

Kabineti i Kryetarit

 

N j o h t i m

 

Njohtohen të gjith maturantët e interesuar për regjistrim në Universitetin e Tiranës për vitin akademik 2014/2015 se Këshilli i Ministrave të Qeverisë Shqiptare ka miratuar 125 kuota për maturantët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

Prandaj, ftohen të gjithë maturantët e Komunës Preshevë që të paraqiten në kabinetin e kryetarit të komunës që të deklarojnë interesimin e tyre për fakultetin që duan të regjistrohen duke shprehur edhe dëshirën e dytë përkatësisht të tretë, për shkakun e konkurencës jashta mundësive të regjistrimit në fakultetet më të kërkuara. Në fakultetet ku ka konkurencë kandidatësh, Ministria e Arsimit do të organizoj provim kualifikues.

Një informacion të këtillë e ka kërkuar Ministria e Arsimt në Republikën e Shqipërisë.

Paraqitja e maturantëve në kabinetin e kryetarit të komunës mund të bëhet për çdo ditë pune prej orës 8 e mëngjesit gjer ora 15 e mesditës, nga data 6 gjer datën 12 gusht 2014.

Pas kësaj date Ju lutemi për mirëkuptimin maksimal se informacioni përmbyllet dhe i niset Ministrisë së Arsimit të Republikës së Shqipërisë në Tiranë.

 

 

Datë: 05 gusht  2014                                               Kabineti i Kryetarit të Komunës Preshevë

Në Preshevë

————————————————————————————

Në vazhdim, shkresa drejtuar kryetarëve të Preshevës dhe Bujanocit nga Këshilli i Ministrave të Qeverisë së Shqipërisë

I nderuar Zotri Mustafa

I nderuar  Zotri Arifi

Ju bej me dije se Qeveria Shqiptare miratoi kuotat e studimit per studentet e trojeve.

Ne duhet shume shpejt te vijojme me nxjerrjen e udhezimeve dhe per kete aresye na duhet qe ju te na dergoni detajimin e kuotes per deget qe ju preferoni.

Ne rastin e krahines tuaj dhe nisur nga kerkesa qe ju vete keni bere, na duhet gjithashtu edhe ndarja e kuotes per sejcilen nga komunat.

Kuota per ju ne total eshte 125.

Ju lutem me shume urgjence te me sillni ndarjen e saj per Presheven, Bujanovcit dhe Medvegjen si numer dhe detajimin per deget.

Duke ju falenderuar paraprakisht per mirekuptimin mbetem ne pritje te informacionit si me siper.

Pershendetje

Adriana Berberi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch