Home » Lajme » Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së sot në orën 14:00 do të mblidhet për të zgjedhur kryesinë e re

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së sot në orën 14:00 do të mblidhet për të zgjedhur kryesinë e re

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike te Kosovës do të mblidhet sot për të zgjedhur kryesinë e re dhe për të hartuar platformën mbi të cilën do të punojë z. Abdixhiku si kryetar i ri i partisë.

Mbledhja do të mbahet në orën 14:00 në “Emerald”,

Pritet të shihet ndërkohë se kush do të jenë njerëzit që do të zgjidhen për t’i qëndruar afër Abdixhikut si nënkryetar.

LDK ka mbajtur zgjedhjet e brendshme të dielën e kaluar. Përmes votimit të fshehtë Abdixhiku kishte mposhtur Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën qysh në raundin e parë.

Këto zgjedhje të brendshme kanë ardhur si rezultat i dorëheqjes së Isa Mustafës për debaklit të LDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch