Home » Lajme, Vendore » Këshilli inicues i përkthyesve të Luginës – Reagim: Kolegu ynë është i pafajshëm

Këshilli inicues i përkthyesve të Luginës – Reagim: Kolegu ynë është i pafajshëm

Këshilli inicues i përkthyesve të Luginës dënon ashpër arrestimin e tetë shqiptarëve të komunës së Bujanocit nga xhandarmëria serbe, gjatë bastisjes së të premtes (04. maj ’12).

Ky këshill njëherit dënon edhe arrestimin e kolegut Sherif Abdyli i cili punonte si këshilltarë dhe përkthyes i shefit të OSBE-së në Bujanoc.

“Ndihemi shumë të zhgënjyer me arrestimin e kolegut tonë. Ai ishte shembull në profesionin e vet”, thuhet në mes tjerash në reagim.

Sipas këshillit inicues të përkthyesve të Luginës kërkohet lirimi i tetë të arrestuarve, e sidomos Sherif Abdylit, pasi sipas tyre ai ka qenë njeriu i cili ka kryer profesionin e vetë e kurrsesi të merret me diçka që tani iu është mveshur.

Njëherit, kërkohet edhe angazhim i zyrtarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë në lirimin e të arrestuarve, e sidomos angazhimin e diplomacisë evropiane, përfshirë edhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, organizatë kjo ku Sherif Abdyli punoi që nga hapja e zyrës së saj në Bujanoc.

Këshilli inicues i përkthyesve të Luginës:

Nexhat Agushi

Muharrem Goga

Fadil Isufi

Samet Latifi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch