Home » Lajme » Këshilli Kombëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK): DEKLARATË POLITIKE

Këshilli Kombëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK): DEKLARATË POLITIKE

Këshilli Kombëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), në përbërje nga strukturat politiko – ushtarake, në një takim të jashtëzakonshëm të mbajtur në Shkup lëshon këtë:

DEKLARATË POLITIKE

Duke pasur parasysh situatën aktuale të popullit shqiptar në trojet e saja të mbetura padrejtësisht jashtë Shqipërisë, e veçanërisht situata tepër tensionuese nga terrori i pandalshëm serbo – maqedon, kundër shqiptarëve autokton në Mitrovicë, Kosovë Lindore dhe IRJM, LPK u bën me dije faktorëve relevant shqiptar, forcave të errëta terroriste sllave – serbo – maqedone dhe faktorit ndërkombëtar, se luftërat çlirimtare të organizuara nga LPK, ende nuk e kanë arritur qëllimin përfundimtar të programit të LPK-së – çlirimin e trojeve të robëruara dhe bashkimin kombëtar.
Çështja e pa zgjidhur shqiptare është pasojë e Kongresit të Berlinit, Londrës dhe Parisit, të cilat fuqitë e mëdha, për interesat e tyre gjeo -strategjike, i copëtuan trojet shqiptare.

Rikonfirmojmë se, LPK ishte kundër Marrëveshjeve të: Rambujesë, Kumanovës, Konçulit dhe Ohrit si dhe bisedimeve në Vjenë e Bruksel, të cilat duke mos ofruar zgjidhje të çështjes shqiptare, nuk arritën të ofrojnë as paqe të qëndrueshme në Ballkan.

LPK duke pasur parasysh zhvillimet politike botërore, është përpjekur në vazhdimësi t’i shërbej paqes në rajon. Me gjithë këto përpjekje, terrorizmi shtetëror i Beogradit dhe i Shkupit, po vazhdojnë politikën ekspansioniste kundër shqiptarëve autokton.
LPK duke pasur parasysh të drejtën ndërkombëtare për vetëvendosje të shqiptarëve, thërret qendrat e vendosjes, për organizimin e një konference ndërkombëtare, për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Ballkan.

Në të kundërtën, LPK si bartëse e tri luftërave për çlirim dhe bashkim kombëtar, detyrimisht është e obliguar të riaktivizoj strukturën çlirimtare – UÇK- në.
Shkup, 6 maj 2012 Këshilli Kombëtar i LPK-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch