Home » Këshilli Nacional, Lajme, Shëndetësi » KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR DHE SHOQATA MJEKËT E LUGINËS TË GATSHËM PËR REALIZIMIN E INICIATIVËS PËR SPITAL TË LUGINËS

KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR DHE SHOQATA MJEKËT E LUGINËS TË GATSHËM PËR REALIZIMIN E INICIATIVËS PËR SPITAL TË LUGINËS

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës “Mjekët e Luginës” ku kanë filluar iniciativën për hapjen e një spitali në Luginë të Preshevës.

Deklarata e z.Mustafa pas takimit:

Pata kënaqësinë të mirëpres përfaqësuesit e Shoqatës Mjekët e Luginës të kryesuar nga kryetari, dr. Bekim Arifi, dr. Xhejlane Ferati, dr. Afërdita Mustafa dhe dr. Beqir Nuhiu për të realizuar iniciativën e përbashkët për sigurimin e mbrojtjes shëndetësore sekondare (spital) për Luginën e Preshevës.

Duke iu falënderuar të gjithë stafit për mbrojtje shëndetësore, e në veçanti mjekëve për angazhimin e palodhur gjatë pandemisë me Covid-19 theksova se kjo ka shpërfaqur nevojën e domosdoshme për trajtimin e shëndetit publik në nivel spitalor.

Bashkërisht diskutuam për strategjinë e veprimit e avokimit, posaçërisht në identifikimin e mundësive dhe mënyrat e realizimit.

Me këtë rast i bëj ftesë të gjithë të interesuarve t’i bashkohen kësaj iniciative e cila është e paraparë në ”Planin 7 pikësh” dhe dokumentet tjera strategjike.

Shëndeti publik dhe sigurimi i mbrojtjes shëndetësore sekondare (spitalor) është përgjegjësi e prioritet i të gjithëve. Brenda autorizimeve institucionale të bashkëveprojmë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress