Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ashpër ndaj trajtimit të kandidatëve aplikant për studime në Universitetin Mjekësor të Tiranës

Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ashpër ndaj trajtimit të kandidatëve aplikant për studime në Universitetin Mjekësor të Tiranës

K U M T E S Ë

 

kerkesa-masht-it

Këshilli Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me institucionet tjera në vazhdimësi nga Qeveria e Republikës së Shqiprisë dhe institucionet tjera të arsimit të lartë ka kërkuar që të dyfishoj kuotat për kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në raport me vitet e kaluar.

I gjithë ky proces ka qenë jo transparent në ndarjen e kuotave qoftë në studimet e ciklit të parë apo të ciklit të dytë në institucionet e arsimit universitar të Republikës së Shqipërisë dhe më tej janë të panjohura për kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Tashmë, ndër vite një numër i konsiderueshëm i studentëve kanë përzgjedhur të arsimohen në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë. Me gjithë problemet në këtë proces është siguruar që një numër i konsiderueshëm të regjistrohen në këto institucione. Për ndryshim, që këtë vitë gjatë një procesi reformash po iu shkurtohet shpresa shqiptarëve për të ndjekur studimet, gjë që i është pamundësuar edhe në Serbi.

Sot kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, ka shprehur këto shqetsime para institucioneve kompetente në Republikën e Shqipërisë.

Vlen të theksohet se Universitetit Mjekësor në Tiranë në një shkres të përbashkët të nënshkruar nga kandidatët për statusin e studentit në këtë institucion të poentuar me pikë të barabrtë, bashkarisht me kryetarin Musliu me çrast refuzojnë të përzgjidhet aplikanti përmes shortit, apo të përcaktohet përmes një loje fati.

 

Bujanoc, 20.10.2016                   Shërbimi për informim i KKSH-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch