Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Këshilli Kombëtar Shqiptar, uron 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!

Këshilli Kombëtar Shqiptar, uron 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!

Këshilli Kombëtar Shqiptar, uron 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!

Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe kryetari i këtij institucioni më të lartë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, z. Jonuz Musliu, përgëzon mësimdhënësit shqiptar për 7 Marsin – Ditës e Mësuesit.

“Sot po mbushen 130 vjet nga dita e parë e hapjes së shkollës shqipe në Korçë, më 7 mars të vitit 1887. Që nga ajo ditë shkronjat shqipe dhe mësuesit e mësim – këndimit, kanë kaluar nëpër periudha të vështira, por krenar për ta mbajtur gjallë frymën e gjuhës shqipe. Ky rrugëtim i diturisë nderohet edhe për mësuesit e Luginës së Preshevës, të cilët kanë dhënë dhe po japin kontribut të çmueshëm për përhapjen e arsimit shqip edhe në këto kushte jo të favorshme me të cilat po përballet arsimi shqip”, thuhet në mesazhin e kryetarit të KKSH, Jonuz Musliut.

Urime 7 Marsi – Dita e Mësuesit!

Me qëllim të shënimit të kësaj dite, Këshilli, si në çdo vit tjetër, edhe kësaj here ka nderuar me Mirënjohje mësimdhënësit XheladinMustafa,Mejdi Shabani,EmrushSalihu dhe MihrijeSelimi.

Shërbimi për informim i KKSH-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch