Home » Lajme » Këshilli Kombëtar: Terrorizmi shtetëror sllavo serbo- maqedon, është duke thur komplote kundër çështjes së pa zgjidhur shqiptare në Ballkan

Këshilli Kombëtar: Terrorizmi shtetëror sllavo serbo- maqedon, është duke thur komplote kundër çështjes së pa zgjidhur shqiptare në Ballkan

Në takimin e radhës, Këshilli Kombëtar, analizoi situatën politike në trojet shqiptare dhe erdhi në konstatim: Terrorizmi shtetëror sllavo serbo- maqedon, është duke thur komplote kundër çështjes së pa zgjidhur shqiptare në Ballkan. Ata duke sajuar konspiracione po përpiqen për ta komprimituar popullin shqiptar. Disa qindra kadet të shkolluar në Akademitë ushtarake të ish – RSFJ, me prejardhje nga shtetet e ish-Lëvizjes së mos inkuadrimit, të mbështetur nga Beogradi dhe Shkupi, po përgatiten për të përgjakur edhe njëherë Ballkanin. Vrasja makabre e pesë të rinjve tek liqeni në Smillkovcë afër Shkupit, është vepër konspirative e Beogradit dhe Shkupit. “Rreshtimi” i Beogradit dhe Shkupit në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit, duke i akuzuar shqiptarët për islamist radikal përmes inskenimeve konspirative është e patolerushme. Shqiptarët në Ballkan, me tri fe, janë shembull më i mirë për tolerancë fetare. Cështja e pa zgjidhur shqiptare, nuk ështe çështje fetare, por çështje kombëtare e një populli të lashtë Ilir. Lufta çlirimtare e UÇK-së nuk ka pasur, as nuk do të ketë qëllim “themelimin e kalifatit ballkanistanik” siç shpifin Beogradi e Shkupi, por luftë çlirimtare kundër shovenizmit dhe hegjemonizmit sllavo serbo-maqedon. Përkundrazi LPK do të angazhohet për mbrojtjen e vlerave dhe koncepteve demokratike perëndimore. Këshilli Kombëtar i LPK-së shprehë shqetësim për heshtjen e autoriteteve qeveritare të Tiranës, Prishtinës dhe subjektit shqiptar në bashkëqeverisje të Shkupit ndaj këtij komploti. Këshilli Kombëtar i LPK-së

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch