Home » Lajme, Vendore » Këshilli komunal i Komunës së Preshevës ka mbajtur sot mbledhjen e vet të rregullt e cila ishte e 11-ta me radhë

Këshilli komunal i Komunës së Preshevës ka mbajtur sot mbledhjen e vet të rregullt e cila ishte e 11-ta me radhë

Në këtë seancë për rend të ditës ishin paraparë 4 pika. E para ishte shqyrtimi i informatës mbi realizimin nëntëmujor të buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2012,ku dhe u raportua buxheti i komunës nga Drejtori i buxhetit dhe financave Fatmir Azizi, sipas kryetarit Mustafa buxheti i komunës është realizuar mbi baza të planifikuara sipas rebalancit që është bërë kohë më parë në kuvendin Komunal. Ndërkaq në këtë mbledhje për rend të ditës ishte edhe shqyrtimi i problemeve në ndërmarrjen publike Moravica. Në fund këshilli ka shqyrtuar të gjitha kërkesat e personave fizik dhe juridik. Të gjitha këto pika të rendit të ditës do të adresohen në kuvend në seancën e radhës.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch