Home » Lajme, Vendore » Këshilli Komunal i Preshevës ka mbajtur mbledhjen e vet të rregulltë

Këshilli Komunal i Preshevës ka mbajtur mbledhjen e vet të rregulltë

Këshilli Komunal i Preshevës ka mbajtur mbledhjen e vet të rregulltë, me raportet e punës dhe ato financiare të ndërmarrjeve ku themelues është Kuvendi Komunal. Në këtë seancë radha e raporteve 6 mujore ishte e Bibliotekës “Mehmet Jusufi”, Organizatës për Kulturë Fizike, dhe Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica. Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa mbledhjen e sotme e quan mjaftë të frytshme dhe me debate që do të sjellin punë edhe më të mirë në ndërmarrjet ku edhe kaluan këto raporte. Ndërkaq pika më e rëndësishme ishte rishikimi I buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2012. Raportet e punës dhe ato financiare për 6 mujorin e parë të vitit 2012, për ndërmarrjet ku themelues është kuvendi komunal i Preshevës kanë kaluar të gjitha, në seancat e fundit të Këshillit Komunal./A.B/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch