Në prani të anëtarëve të këshillit komunal është mbajtur sot mbledhja e dhjetë e rregullt me radë ku është shqyrtuar dhe miratuar kërkesa e investitorit potencial Evo Crete nga Gjemrania për investime në komunën e Preshevës, ku për këtë pike pati diskutime mes anëtarëve të këshillit komunal. Pika tjetër e radhës ishte shqyrtimi dhe miratimi i vendimit mbi hartimin e planit regjional të menaxhimit me mbeturina,ku dhe kjo pikë e rendit të ditës u aprovua nga ana e anëtarëve të Këshillit komunal pasi kishte të bënte me jetën e qytatrëve të komunës së Preshevës. Pikat tjera të seancës së sotme shqyrtimi kërkesave dhe të ndryshme do të mbahen në mbledhjen e radhës të këshillit komunal.
(RTP)