Home » Lajme, Vendore » Këshilli komunal mbledhjen e rregullt – 848 milion dinarë buxheti i komunës për sivjet

Këshilli komunal mbledhjen e rregullt – 848 milion dinarë buxheti i komunës për sivjet

Anëtaret e këshillit komunal së bashku me kryetarin,zëvendës e ndihmës kryetarin e komunës së Preshevës dhe kryeshefat e shërbimeve në administratën komunale mbajtën sot mbledhjen e  vetë te rregullt. Ata sot shqyrtuan dhe miratuan pikat e parapara për këtë rend të ditës. Ndër pikat kryesore ishte shqyrtimi dhe miratimi i  propozim vendimit mbi buxhetin e komunës së Preshevës. Sipas kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa edhe këtë vit buxheti i komunës do të jetë stabël dhe i ngjashëm me atë të vitit të kaluar.  Vlera e përgjithshme e buxhetit të sivjet  është prej 848 milion e 240 mijë e 506 dinarë  ndërsa në euro ajo është prej  7 milion e 376 mijë euro.Mbledhja vijoi edhe me pika të tjera për shqyrtim dhe miratim si ajo e kërkesave të udhëheqësit  të shërbimit të gjeodezisë për pëlqime në regjistrimin e të drejtës të patundshmërisë të qytetarëve në objektet e ndërtuara jashtë pronave të tyre pa leje ndërtimi, vendimi mbi ndryshimin  dhe plotësimin e statutit të komunës së Preshevës, ndryshimi dhe plotësimi  mbi këshillin komunal të komunës së Preshevës, plotësimin e vendimit të administratës komunale , shqyrtimin e kërkesave dhe të ndryshme. Pikat e shqyrtuara dhe miratuara sot adreson për shqyrtim në Kuvendin komunal të Presheves.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch