Home » Këshilli Nacional, Lajme, Politikë, Vendore » Këshilli Nacional – DEMANT NDAJ SHKRIMIT TË www.presheva.com

Këshilli Nacional – DEMANT NDAJ SHKRIMIT TË www.presheva.com

Nr.5-1/17

Data 10.01.2017

Bujanoc

 

DEMANT NDAJ SHKRIMIT TË www.presheva.com(http://presheva.com/?p=66087) të datës 27.12.2016

 

Me këtë Këshilli Kombëtar Shqiptar DEMANTON lajmin e publikuar në web portalin www.presheva.com me titull ”Komunat i paguajnë 1.8 milion dinar KNSH-së për botimin e një numri të Nacionalit?”

Duke demantuar dhe shprehur korrektësinë njoftojmë që shpenzimet për botimin e revistës Nacionali kanë kushtuar  gjithsejt  116.940,00 din (njëqindëegjashtëmbëdhjetmijë e nëntëqindekatërdhjet dinar) me gjithë punën e profesionistëve (argument fletëpagesat e kryera).

Lajmi i publikuar në portalin e lartëpërmendur dhe në disa të tjerë që po qarkullon në Luginë,  nuk është i vërtetë.

Komuna e Bujanocit dhe e Preshevës kanë kryer obligimin e tyre ligjor në nivel vjetor të parapara me buxhetin komunal për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Këshilli konsideron se disa portale të udhëhequr nga gazetar joprofesionist dhe në shërbim të politikës që po bëjnë shpifje ndaj kryetarit të këtij institucioni pa kurrëfar argumenti do të duhet të bartin pasojat ligjore për dëmtim të personalitetit të të tjerëve.

Megjithatë, Këshilli Kombëtar Shqiptar gjithmonë është në mbrojtje, shërbim e përkrahje të informimit shqip, të lirë, të drejtë, objektiv  dhe të argumentuar në Luginë dhe në gjithë vendin ku jetojnë shqiptarët.

Shërbimi për informim i KKSH-së

fatura-1fatura-4fatura-3fatura-2

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch