Home » Kulturë » Këshilli Nacional – Hapet konkursi në Universitetin e Prishtinës

Këshilli Nacional – Hapet konkursi në Universitetin e Prishtinës

KUMTESË

Këshilli Kombëtar Shqiptar njofton të gjithë maturantët që Universiteti i Prishtinës ”Hasan Prishtina” në Republikën e Kosovës që nga sot ka hapë konkursin për studentët e nivelit bachelor. Siç ka njoftuar Senati i Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina” të drejtë pranimi në Universitetin e Prishtinës kanë të gjithë kandidatët ,të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer. Ndërkaq, të gjithë ata që kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer në Luginën e Preshevës, paraprakisht duhet të bëjnë nostrifikimin e dokumenteve në zyrat e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës.

Ky Universiteti do të regjistrojë 130 studentë nga komuna e Preshevë dhe  100 të tjerë nga komuna e Bujanocit.

 

Në përgjithësi KKSH është e kënaqur me ndarjen e kuotave për Luginën e Preshevës dhe ka përmbushur pritshmërinë pasur parasysh edhe preferenca e maturantëve nga Shkollat e mesme si të Preshevës, gjithashtu edhe ajo e Bujanocit. Megjithatë shpreh shqetësimet për disa nga drejtimet për të cilat nuk është ndarë as edhe një vend për studentë nga këto troje e që kanë qenë në listën e preferencave të cilën KKSH i ka përcjellë si Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina” dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Në këtë kontekst shprehim faliminderimet për mirëkuptim nga këto institucion

 

Për të aplikuar në Universitetin e Prishtinës ”Hasan Prishtina” në Republikën e Kosovës duhet:

 

Paraqitja e dokumenteve që zgjatë prej datës 09.7.2013 deri më 23. 7. 2013 në ora 16.00

– Certifikatën e lindjes (origjinal),

– Dëftesat e të gjitha klasat të shkollës së mesme (origjinal),

– Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të

maturës (origjinal),

– Kopjen e letërnjoftimit.

– Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (Linku) për

konkurrim online përmes Internetit është: http://apliko.uni-pr.edu

– Pagesën prej 5 Є. Forma e pagesës shkarkohet dhe shtypet nga Ueb faqja e Universitetit të

Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë

– Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit (nostrifikimi),

 

Për informata më të hollësishme kandidatët mund t’u drejtohen fakulteteve përkatëse ose ta vizitojnë faqen e internetit: www.uni-pr.edu

 

 

Bujanoc, 09.07.2013

Shërbimi për informim i KKSH-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch