Home » Lajme » KËSHILLI NACIONAL: K O M U N I K A T Ë

KËSHILLI NACIONAL: K O M U N I K A T Ë

      Me ftesën e Ambasadës Shqiptare në Budapest, një delegcion i Këshilli

Kombëtar Shqiptar kryesuar nga Galip Beqiri morën pjesë në një

ceremoni jashtëzakonisht modeste, në prani të shumë diplomatëve,

biznesmenëve, politikanëve të shtetit Hungarez dhe ati shqiptarë si

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, me çrast ka

dekoruar me titullin “Konsull nderi”, Avni Hafuzin, biznesmen nga

Presheva, I cili jeton dhe vepron në Budapest.

Në nja takim të realizuar në Budapest ndërmjet Kryeministrit të

Shqipërisë z.Sali Berisha dhe kryetarit të KKSh-së, Galip Beqiri,

kryeministri Berisha e ka siguruar Beqirin, se Shqipëria e sheh sferë

të pamohueshme të interesit kombëtar Luginën e Preshevës. Dr.Sali

Berisha në darkë pune me Galip Beirin, është shprehur i emocionuar

lidhur me gjendjen e shqiptarëve të Luginës, ndërkohë që është zotuar

se do të ndihmoj në përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve të

Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Konsull nderi”, Avni Hafuzi për disa vite radhazi është përfaqësues I

zyrës tregtare të Tiranës zyrtare në Hungari. Puna e  tij ka dhënë

rezultate në fushën që ai e mbulon, ndërkohë që me dekorata është

pajisur nga zyrtarë të lartë të shtetit Hungarez, ndërsa një Dekoratë

e mori gjatë vitit të kaluar edhe nga Presidenti Bamir Topi.

 

Shërbimi informativ i KKSh-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch