Home » Këshilli Nacional, Lajme » Këshilli Nacional kërkon që përkthyesit e lektorët për përkthim të teksteve në gjuhën shqipe të caktohen nga Ministritë përkatëse të Shqipërisë dhe të Kosovës

Këshilli Nacional kërkon që përkthyesit e lektorët për përkthim të teksteve në gjuhën shqipe të caktohen nga Ministritë përkatëse të Shqipërisë dhe të Kosovës

K U M T E S Ë

 

 

Këshilli Kombëtar Shqiptar sot iu ka drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillit Teknologjik të Republikës së Serbisë lidhur me caktimin e përkthyesve dhe lektorëve për tekstet shkollore për shkollat fillore në gjuhën shqipe i paraparë në Memorandumin e bashkëpunimit në fushën e botimit të teksteve mësimore me përmbajtje në gjuhën shqipe.

Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk pranon të caktoj përkthyesit e lektorët nga ana këtij institucioni as nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore e as nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillit Teknologjik të Republikës së Serbisë, por kërkon që përkthyesit e lektorët të caktohen nga Ministria e Arsimit të Replikës së Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës në korespondim ndërministror Sërbi – Kosovë – Shqipëri.

Për të gjitha tekstet shkollore për shkollat fillore në gjuhën shqipe e që prekin identitetin dhe kulturën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka propozuar që këto tekste shkollore të sigurohen nga Republika e Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Bujanoc, 15.08.2016                     Shërbimi për informim i KKSH-së

KN-Kumtese 15.08.2016

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch