Home » Lajme, Vendore » Këshilli Nacional: KOMUNIKATË

Këshilli Nacional: KOMUNIKATË

Kryetari  i  Këshillit  Kombëtar  Shqiptar  Galip Beqiri  priti sot  në  mbledhje  drejtorët  e  shkollave  fillore  dhe  ata  të  shkollave  të  mesme  të  Luginës  së  Preshevës.

Në  këtë  takim  Kryetari   i  ndau  çertifikatat  për  të  gjithë  mësuesit  e  ciklit  të  ulët  dhe  për  të  gjithë  arsimtarët  e  ciklit  të  lartë  të  shkollave  fillore, për  ndjekjen  e  Seminarit  të  parë  kombëtar , me  temën  Letërsia  dhe  Gjuha  shqipe  në  tekstet  shkollore,  të  mbajtur  më  03.11.2012, në  shkollën  fillore  Prof.  ”Ibrahim  Kelmendi”.  Sipas  z.Beqirit  numri  i pjesëmarrësve  ka  qenë  i  kënaqshëm,  me  përjashtim  të  disa  shkollave  që  duhet  ti  kushtojnë  më  tepër  kujdes  organizimeve  të  këtilla  sepse  janë  në  interes  të  të  gjithëve.

Ndërkaq,  në  këtë  mbledhje  u  diskutua  edhe  për  Festën  e  100 vjetorit  të  Pavarësisë  së  Shqipërisë,  ku  Kryetari  i  Këshillit  Kombëtar  Shqiptar  tha  se përveç  aktiviteteve  të  parapara  në  agjendën  e shkollave  ora  e parë   e mësimit  më  28 nëntor  ti  dedikohet  pikërisht  kësaj  feste  të  madhe  për popullin  shqiptar  dhe  mësimi  në  atë  ditë  të zhvillohet  me  orar  të  shkurtuar.  Kurse  për  në  të ardhmen  Këshilli  Kombëtar  Shqiptar  do  të  kërkoj  nga  Institucionet  përkatëse  që  kjo  ditë  të  shpallet  si  festë  kombëtare  për  shqiptarët.

KËSHILLI  KOMBËTAR  SHQIPTAR

Shërbimi  për  informim

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch