Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh shqetësimin rreth kushteve nëpër burgjet e Serbisë, ku edhe më tej të burgosurit shqiptar nuk trajtohen si të burgosurit e tjerë. Andaj i bënë thirrje organeve gjegjëse të Republikës së Serbisë që ti ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore për ti trajtuar të gjithë të burgosurit sipas procedurave të vërtetuara me konventat ndërkombëtare.
Duke pasur parasysh ngjarjet e fundit dhe ankesat e që kanë mbërritur në Këshilli Kombëtar Shqiptar, Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ashpër dhe kërkon me ngulm zbardhjen e rastit të familjes Ajdini. Me ç’rast Sabedin Ajdini (51 vjeçar), baba i katër fëmijëve, i dënuar me 4 vjet burg dhe pritej që të shqiptohen akuzat tjera, vdiq në rrethana të pakuptimta për
familjen.
Këshilli Kombëtar Shqiptar Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ajdini.