Home » Politikë » Këshilli Nacional – KUMTESË

Këshilli Nacional – KUMTESË

KUMTESË

 

 

Kryetari I Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri dje në vazhdën e takimeve, ka takuar komisionarin e lartë të OSBE-së për pakica, Knut Volebek.

Në takim me komisionarin Volebek përveç temave rreth gjendjes politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës  si dhe bisedimeve që do të fillojnë së shpejti me Qeverinë e Beogradit për zgjedhjen e problemeve të shqiptarëve ishte i interesuar edhe për realizimin e konventave ndërkombëtare me inpaktë të drejtpërdrejtë në Luginë.

Beqiri çmoi lartë kontributin e OSBE-së e në veçanti edhe të vetë komisionarit Volebekt i cili ishte angazhuar edhe personalisht në hapjen e fakultetit në Bujanoci sikur edhe në realizimin e të drejtave elementare të shqiptarëve.

Nga ana e tij, komisionari Volebek përkrahi përkushtimin e faktorëve politik të Luginës për t’i zgjidhur çështjet e hapura përmes dialogut. “Vlerësoj lartë rolin e Këshillit Kombëtar Shqiptar si mekanizëm për zbatimin e ligjeve përkatëse të mbështetura në konventat evropiane e posaçërisht në arsim dhe kontributin e dhënë për ngritjen e arsimit të lartë për shqiptarët “.

Komisionari Volebek ishte i interesuar edhe për pengesat në rrugëtimin e KKSH-së si nga institucionet republikane ashtu edhe lokale duke shprehur shqetësimet se zbatimin i ligjit mbi këshillat nacionale e që është esencial në respektimin e të drejtave të pakicave nacionale. Ku Beqiri e njoftoi se  në nivelet e pushtetit lokal kemi mosmarrëveshje e ligjeve përkatëse dhe gjithashtu, kërkoi nga OSBE të bëjë trysni në mënyrë që të zbatohen vendimet e KKSH-së nga se janë në interes të popullatës shqiptare.

Vlen të theksohet se OSBE ka pasur një rol qendrorë në formimin e KKSH-së.

 

Bujanoc 14.06.2013

 

—————————————————————————————

KUMTESË

 

 

Kryetari I Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Deputeti Popullor, Galip Beqiri dhe Riza Halimi dje u takuan me ambasadorin e Turqisë, Memet Kemal Bozay. .

Gjatë takimit i cili është mbajtur në ambasadën e Turkisë kishte për qëllim krijimin e mekanizmave të bashkëpunimit.

Ambasadori Bozay kërkoi që nga afër të njoftohet drejtpërdrejtë me gjendjen në Luginën e Preshevës edhe pse rregullisht marrë informatat nga grupi joformal i “ambasadorëve të Luginës”.

Beqiri dhe Halimi ngritën shqetësimet rreth problemeve në Luginën e Preshevës si dhe hapat e ndërmarr nga arterët në terren. “Ambasadorin Bozay e njoftuam me dokumentet e drejtuara Qeverisë e që pritet të bëhen bisedimet për Masat urgjente që duhet të ndërmarr qeveria në Beograd  për përmasimin e pozitës së shqiptarëve” theksoi Beqiri duke shtuar se “miqtë tanë ndërkombëtar si ambasadori Turqisë shpreh gatishmëri që të ndihmoj këtë proces”.

Gjithsesi kërkuan praninë më të madhe të investimeve turke pasur parasysh “që kemi një mentalitet dhe kulturë të përafërt” përmes Organizatës Turke për Zhvillim dhe Rindërtim TIKA  e vlen të theksohet se edhe përfaqësuesit e kësaj organizate ishin pjesëmarrës në këtë takim.

Beqiri theksoi se “përveç kërkesës sonë për investime turke në Luginë, kërkuam edhe prani më të madhe të studentëve nga Lugina në universitetet turke” dhe shtoi se “ temë e veçantë e këtij takimi ishte edhe hapja e objektit shkollor të shkollës “Muharem KAdriu” në Tërnoc”.

Përfaqësuesit e TIKA-s informoi për së afërmi me këtë projekte duke nënvizuar se TIKA ka investuar më se 1.200.000.00 euro dhe se objekti i shkollës është gati bashkërisht me infrastrukturën shkollore

“Ambasadori është i vendosur që shkolla do ë hapet në fillim të vitit shkollor, dhe krahas hapjes do të jenë të ftuar personalitete të larta i Ministri i arsimit Serbisë, Ministri i arsimit të Turqisë, përfaqësuesit e pushtetit lokal, Trupi Koordinues, por gjatë kësaj ceremonie pritet të marrin pjesë edhe një numër i biznesmenëve nga Turqia e që duan ta vizitojnë Luginën  dhe shohin se a kanë hapësirë për investime” përfundon Beqiri.

 

Bujanoc 14.06.2013

 

—————————————————————————————

 

 

KUMTESË

 

 

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka mbajtur seancën e IV të rregullt për vitin 2013 me këtë  rend dite:

  • Shqyrtimi dhe aprovimi Planit të të Hyrave dhe Shpenzimeve Nga Fondet e Buxhetit të Republikës Së Serbisë ;
  • Ndryshimi dhe plotësimi i vendimit mbi Kryetarin e Komisioni për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip dhe Kryetarin e Komisioni  për  arsim parashkollor, fillor  dhe  të  mesëm;
  • Njoftimi me veprimet, shkresat dhe kërkesat e KKSH-së ndaj autoriteteve komunale (Komunat: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) dhe Organeve Republikane;
  • Njoftimi mbi vendimet e Ministrisë së arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik për shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Bujanocit dhe Preshevës;
  • Të  ndryshme.

 

Duke patur parasysh, vonesat në planifikimin e planit financiar vonesa këto të shkaktuara nga mos transferimi i mjeteve financiare nën arsyetimin se “shqiptarët nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në Republika e Serbisë”, mjetet për funksionimin e këtij institucioni janë pothuajse përgjysmuara në krahasim me vitin e kaluar dhe janë të pa mjaftueshme për një funksionim optimal sipas standardeve dhe ligjit që kërkon. Megjithatë, ky institucion mbetet i vendosur në realizimin e objektivave dhe misionit të vetë duke patur parasysh problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët me sistemin shtetërorë, përkatësisht mangësitë në realizimin e të drejtave të tyre.

Për deri sa, tek Ndryshimi dhe plotësimi i vendimit mbi Kryetarin e Komisioni për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip dhe Kryetarin e Komisioni  për  arsim parashkollor, fillor  dhe  të  mesëm. Ku në vend të Nasim Rexhepit për kryetar të Komisioni për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip është zgjedhë Ismail Pajaziti dhe në vend të Zejni Fejzullahut për kryetar të Komisioni  për  arsim parashkollor, fillor  dhe  të  mesëm është zgjedhë Agim Hasani. Është vlerësuar puna e dy kryetarëve të shkarkuar për një kontribut ndaj këtij institucioni, por me që kanë shkelur rregulloren e KKSH-së dhe kanë refuzuar të aplikojnë ligjin për këshillat kombëtare të pakicave nacionale jashtë këtij institucioni, KKSH ka miratuar edhe këto vendimi duke lënë hapësire që me këto ndryshime në këto Komisione të vazhdojnë punën në tejkalimin e sfidave që ballafaqohet dhe  realizimin e qëllimit të këtij institucioni.

Ndërkaq, pikat tjera të seancën e IV të rregullt ishin karakterit informativ me situatat e reja të krijuara në teren, me ç`rast KKSH është duke inkurajuar mekanizmat si për zbatimin e ligjeve përkatëse ashtu edhe në mbrojtje të të drejtave elementare për shqiptarët në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip. Vlen të theksohet se të gjitha pikat u votuan unanimisht.

 

 

Bujanoc:12.06.2013

Shërbimi për informim i KKSH-së

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch