Home » Lajme » Këshilli Nacional – Kumtesë

Këshilli Nacional – Kumtesë

Kryetari i Këshillit  Kombëtar Shqiptar, GalipBeqiri, u takua në selinë e KKSH-së në Bujanoc mepresidentin e Akademisë diplomatike shqiptare, profesor LisenBashkurtin.

Gjatë takimit z. Bashkurti u interesua  për rrjedhat e përgjithshme të politike të shqiptarëve në Serbi, si dhe për çështjet të cilat janë  kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

 

“Themelimi i KKSH-së është një hap shumë i rëndësishëm në kuptimin që pluralizmin politik të shqiptarëve ta kthejm në unitet institucional, prandaj konsideroj që të gjithë ne duhet ta mbështesimfunksionimin e Këshillit në mënyrë që të bëjmë të mundur realizimin e të drejtave minoritare për shqiptarët që jetojnë në Serbi”  theksoj ndër të tjeraz. Bashkurti.

 

Nga ana tjetër kryetari Beqiri e ka njoftuar diplomatin shqiptar rreth punës dhe aktiviteteve të KKSH-së duke theksuar dinamikën e ngadaltë të zgjidhjeve të probleme të shqiptarëve nga autoritetet shtetërore serbe, ndërkohë që ka diskutuar nevojën që çështja e Luginës së Preshevës të jet në agjendën diplomatike të institucioneve të Republikës së Shqipërisë.

 

Vizita e diplomatit shqiptar ishte e para në Bujanoc, por sipas Tij ky do të jet një fillim i mbarë në drejtim të zgjidhjes së problematikave tona, ndërkohë qëkohën në vijimme përvojën e Tij personale premtoj se do të mbështes avancimin e proceseve tashmë të filluara.

 

 

 

Bujanoc,

Me datë  19.12.2013

 

 

Shërbimi për informim i KKSH-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch