Home » Lajme » Këshilli Nacional – KUMTESË

Këshilli Nacional – KUMTESË

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri sot priti ne zyret e këtij institucioni studiuesin nga Akademia e Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Arsim Ejupi.

Me këtë rast, Arsim Ejupi i dhuroi një komplet librash nga studimi i tij i thellë për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën me titull “Lugina e Preshevës – Studim Kompleks Gjeohapësinor”, duke theksuar se “kjo hapësirë e trevave shqiptare ka nevojë për më shumë hulumtime të fushave të ndryshme shkencor, në mënyrë që ta krijojmë një bazë shkencore për trajtim të më vonshëm politik”.

“Besojë që kemi kapacitetin e domosdoshëm, edhe pse na nevojitet edhe më shumë kuadër të përgatitur akademik për të bërë studime të nivelit të duhur akademik rreth çështjes së Luginës së Preshevës, nga se ndiem obligimin dhe detyrë moral për vendlindjen tonë” nënvizoi Ejupi që është nga gjenerata e re e studiuesve që ka mbrojtur temën e doktoratës po me të njëjtin titull.

Kryetari Beqiri e faleminderit për kujdesin e treguar ndaj KKSH-së dhe theksoi se “inkurajon të gjithë studiuesit nga Lugina e Preshevës të trajtojnë në studimet e tyre akademike nga se kjo formëson një platformë shkencore e cila i shërben këtij vendi jo vetëm, sot për sot, por edhe në botëkuptimet e gjeneratave të ardhshme”.

 

 

 

Bujanoc 27.01.2014

Shërbimi për informim i KKSH-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch