Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Këshilli Nacional – KUMTESË

Këshilli Nacional – KUMTESË

              Këshilli Kombëtar  Shqiptar  sot ka mbajtur senacën e VIII të rregullt dhe seancën solemne për fundvitë në selinë e këtij institucioni me ftesë të kryetarit të KKSH-ës Jonuz Musliu.

Kryetari Musliu i bëri një retrospektivë punës së këtij institucioni dhe ndër të tjera theksoi se  bashkërisht  me  organet    përkatëse   dhe  me  të  punësuarit,  punën   e   vet  gjatë  kësaj  periudhe  e kanë  realizuar  në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe jashtë shtetit në Republikën e Kosovës, Republikën e Shqipërisë, të Maqedonisë, Turqisë ,Belgjikë, Gjermani, Zvicër dhe shumë vende relevante e të rëndësishme.

Këshilli Kombëtar Shqiptar për vitin 2015 ka protokoluar dhe procesuar afro 620 lëndë te ndryshme, që kanë të bëjnë kryesisht me kompetencat e Këshillit dhe drejtat e shqiptarëve dhe në vazhdimësi ka qen i angazhuar në përpilimin e planeve të nevojshme.              

Ndërkaq, vlenë të theksohet se lidhur me rrjedhën e punës së KKSH-së dhe mbarëvajtjen drejt realizimit të synimeve,  kanë qenë të interesuar përfaqësues të shumtë ndërkombëtarë si ambassador të ambasadave të akredituara në Beograd, organizata të ndryshme si ajo e OSBE-së, USAID, me të cilët janë realizuar numër i madh i takimeve  mjaft frytdhënëse.

Sigurisht se sfida më e madhe gjatë aktivitetit të Këshillit është sigurimi i librave në gjuhën shqipe për nxënësit parashkollor, shkollave fillore dhe atyre të mesme. Për këtë çështje angazhimi i KKSH-së ka qenë maksimal duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e  Arsimit të Republikës së Kosovës për librat në gjuhën shqipe te ardhura nga Republika e Kosovës dhe angazhimin e vazhdushëm në takime dhe shkresa Ministrisë së Arsimit të Sërbisë si dhe gjithë trupën diplomatike.

Si institucion kemi ndërmarrë veprime avancimin e identitetit kombëtar, kulturor, gjuhësor e fetar të pakicës kombëtare shqiptare, konkretisht me zhvillimin e kushteve të nevojshme për avancimin e identitetit.

Në kuptim të nenit 11 të Kartës Evropiane për gjuhët rajonale ose minoritare, KKSH në fushën e informimit konsideron që në nivel lokal gjendja është e rënduar sidomos pas Ligjit për privatizimin e mediave. KKSH ka marrë Vendim mbi themelimin e Radio Televizionit Shqiptar të Luginës faza e parë e regjistrimit ka përfunduar jemi në procedur që së shpejti të kemi këtë radiotelevizion njëkohësiht kemi përkrahur portalet informative shqiptare ne Luginë.

Këshilli ka  shqyrtuar  gjendjen  e përgjithshme  të  përdorimit  zyrtar  të  gjuhës  shqipe  në  administratën  komunale të komunës së Preshevës, Bujanocit  dhe Medvegjës,  si  dhe  në   ndërmarrjet  që  ushtrojnë  autorizime  publike  të  këtyre  komunave.

Po ashtu  ka  shqyrtuar  edhe  çështjen  e  përdorimit  zyrtar  të  gjuhës  shqipe  në  stacionin  policor  të  Organeve  të  punëve  të  brendshme,  Entit  republikan  për  sigurime  shëndetsore, Gjykatës  themelore – njësia në Preshevë, Bujanoc dhe  Medvegjë.

Me punën dhe angazhimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar  Shqiptar, anëtarëve të organit ekzekutiv, anëtarëve të të gjitha komisioneve punuese në kuadër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, si dhe bashkëpunëtorëve të tjerë, do të vazhdojmë që edhe më tutje të punojmë drejt realizimit të detyrave për të cilat është kompetent  Këshilli  Kombëtar Shqiptar ka theksuar ndër të tjerash kryetari Jonuz Musliu duke përfunduar se viti 2016 është vitë i sfidave të cilat duhet bashkarisht ti tejkalojmë, andaj urime për vitin e ri, 2016.

 

Bujanoc, 30.12.2015                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së

KN - Kumtese 30.12.2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch