Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Këshilli Nacional – KUMTESË

Këshilli Nacional – KUMTESË

Ashtu siç jeni të njoftuar ditë më par, Këshilli kombëtar shqiptar, në mbledhjen e tij të fundit ka vendosur mbajtjen e protestës paqësoree cila ka për qëllim shprehjen e pakënaqësisë ndaj organeve shtetërore lidhur me bllokimin e teksteve mësimore të dhëna donacion nga Kosova.

Duke marrë parasysh refuzimin e vazhdueshëm pesë mujor nga autoritetet shtetërore serbe që kanë për qëllim mos lejimin e përdorimit të teksteve nga nxënësit shqiptar, Këshilli fton ti bashkangjiten protestës të gjithë qytetarët, përfaqësuesit instucional, përfaqësuesit e partive politike shqiptare dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Protesta do të mbahet me datë 18 shkurt 2016, e enjte, para Terminalit Doganor në Preshevë, me fillim nga ora 12.00, me moton “Duam Libra Shqip”.

                                                                                                                                                K R Y E T A R I

                                                                                                                                                Jonuz Musliu

KN - KUMTESË 17.02.2016

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress