Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Këshilli Nacional – KUMTESË

Këshilli Nacional – KUMTESË

Në saje të kompetencave të tij, Këshilli kombëtar shqipëtar kohëve të fundit i’u është drejtuar Ministrisë së Arsimit të Republikës së Shqipërisë me kërkesën për angazhimin konkret me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Serbisë, që për nevojat e nxënësve shqipëtar në Luginë të Preshevës, të zgjidhin çështjen e teksteve mësimore për shkollat fillore dhe të mesme. Ky veprim është ndërmarrë me vendimtë Këshillit, si dhe duke qenë në koordinim të plotë me amdasadën e Shqipërisë dhe Kosovës në Beograd.

Në kuadër të kësaj, gjatë takimit konkret të zhvilluar me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit në Tiranë, kryetari i Këshillit z. Jonuz Musliu kishte dorëzuar dokumentacionin adekuat lidhur me nevojat për tekste mësimore, duke përfshirë lëndët konkrete dhe sasinë e nevojshme.

Ndërkaq, si kryetar i Këshillit kombëtar shqiptar konsideroj që arritja e marrëveshjes në parim ndërmjet kryeminsitritRama-Vuçiç sot në Nish, për sjelljen e teksteve mësimore nga Tirana me standarde angleze, është hap i mirëpritur, dhe në këtë drejtim angazhimi i Këshillit, në kuadër të kompetencave të parashikuara, vazhdon të mbetet vendimtar sikur edhe konstruktiv.

 

K R Y E T A R I

Jonuz Musliu

kn-kumtese-14-10-2016

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch