Home » Lajme, Vendore » Këshilli Nacional: Kumtesë

Këshilli Nacional: Kumtesë

K U M T E S Ë

 

Zv/ambasadorja e OSBE-së në Beograd Pola Tidi dhe koordinatori I OSBE-së Erik Manton sot u takuan me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri

Përfaqësuesi e OSBE-së theksuan se, “e përcjellim për së afërmi gjendjen në Serbi me theks të veçantë në këtë rajon, janë në gatishmëri duke përcjellë edhe aktivitetet e  Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe funksionimin e tij. Sigurojmë që edhe më tej ky institucion do të ketë mbështetjen e OSBE dhe hapjen edhe të rrugëve tjera të bashkëpunimit”.

Kryetari Beqiri i njoftoi në hollësi, që nga formimi i Këshillit deri më tani ,me të gjitha aktivitetet e ndërmarra nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe anëtarëve të gjitha grupeve dhe nëngrupeve punuese, në lëmin e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.

Beqiri duke shprehur faleminderimin për bashkëpunimin e deri tanishëm theksoi “OSBE ka qenë një faktor jashtëzakonisht i angazhuar në proceset e KKSh-së dhe ka frymëzuar që ky institucion me ngulm të kërkoj në realizimin e kompetencave të parapara me ligj. Për më tepër do të jetë edhe më i vendosur në kërkesat për zbatimin e vendimeve të këtij institucione e posaçërisht në arsim, duke mos anashkaluar kulturën, informimin përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip dhe në këtë drejtim nevojitet një angazhim i përbashkët”.

Me këtë rast zyrtarët e OSBE-së u njoftuan edhe me zyrat e reja të KKSh-së

 

Shërbimi për informim i KKSh-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch