Home » Lajme, Vendore » Këshilli Nacional – Njoftim

Këshilli Nacional – Njoftim

KN-Njoftim 20082014Këshilli Kombëtar Shqiptar njofton të gjithë kandidatët për student në institucionet publike të shkollimit të lartë në Republikën e Shqiprisë nga Lugina e Preshevës, përkatësisht nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës se regjistrimi është individual dhe nuk ka asnjë procedur të regjistrimit kolektiv. Çfarëdo procedure tjetër nuk është e përcaktuar nga Ministria e Arsimit  dhe Sportit të Republikës së Shqiprisë dhe janë në funksion të manipulimit me fatin e kandidatëve për studime dhe përfitimit të poenëve të lirë politikë.

 

Këshillit Kombëtar Shqiptar në komunikim me Ministrin e Arsimit dhe Sportit ka siguruar që të gjitha procedurat e aplikim dhe regjistrimit të kryejnë institucionet e Republikës së Shqipërisë duke dashur që të shmangin çfarëdo manipulimi që mund të shprehet në këtë proces.

 

Vlen të theksohet se në Udhëzimin Nr.24 të dates 11.08.2014 është kumtuar se “Kandidatët nga …, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, të aplikojnë direkt pranë institucioneve publike të arsimit te lartë (lAL), nga data 25 gusht deri me 10 Shtator 2014 sipas kuotave të përcaktuara në piken 2 të Vendimit nr. 517, date 01.08.2014, te Keshillit të Ministrave, “Për kuotat e pranimit te studimeve me kohë te plotë ne institucionet publike të arsimit te larte n€ ciklin e pare te studimeve…, për vitin akademik 2014 – 2015”,

Gjithashtu, kandidatët që konkunojnë në programe studimi për të cilat është parashikuar konkurs pranimi, në zbatim te udhëzimit nr. 20 datë 06.08.2014 … të aplikojnë pranë IAL-ve respektive, nga data 21 gusht 2014 deri nd oren 12.00 të dates 28 gusht 2014.

 

Për të konkuruar duhet të dorëzohen këto dokumenete:

 

a)      Fotokopje të noterizuar në Republikën e Shqiperisë (dhe e përkthyer në gjuhën

shqipe nëse është lëshuar në gjuhë të huaj), të diplomës së Maturës Shteterore së bashku me qertifikatën e notave, ose diplomen/dëftesën e shkollës se mesme të fituar ne vendin përkatës, së bashku me qertifikaten e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendore apo qendrore, te vendit ku ka përfunduar studimet, të njohura në Republikdn e Shqipërise nga komisioni i posaqëm për njohjen e diplomave të arsimit të mesëm ne Ministrinë e Arsimit dhe Sportit;

b)      Dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaporteë. Në dosje mbahet vetëm

fotokopja e dokumentit te identifikimit;

c)      Dy fotografi;

d)     Autorizimin për trajtimin e të dhënave personale sipas shtojcës 1 të udhëzimit përkatës.

 

Për shkak të interesimit të madh të kandidatëve për student, Këshilli Kombëtar Shqiptar është i detyruar ta bëjë këtë njoftim nga se asnjë kandidat nuk mund të marrë statusin e studentit përmes institucioneve jo kompetenete apo edhe nëpërmjet listimit në zyrat e pushteteve lokale.

Bujanoc: 20.08.2014                                         Shërbimi për informim i KKSH-së

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch