Home » Lajme, Vendore » Keshilli Nacional: Njoftim

Keshilli Nacional: Njoftim

KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR

NJOFTIM

Këshilli Kombëtar Shqiptar do ta gostisë Ansambli Shtetëror të Këngëve
dhe Valleve nga Shqipëria për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë së
Shtetit Shqiptar që do të performojë me 6 dhe 7 korrik, përkatësisht
në Preshevë dhe Bujanoc. Të pranishëm, përveç trupës së baletit,
solistëve, orkestrës dhe grupit vokal do të jenë edhe Ambasadori i
Republikës së Shqipërisë në Beograd - Shpëtim Çaushi, këshilltar
politik i ministrit te Turizmit, Kulturës, Rinise dhe Sporteve-
Bardhyl Londo, drejtor i marrëdhënieve me Jashtë dhe me Publikun në
këtë ministri - Enver Bytyçi e të tjerë.
Vlen të theksohet  se Ansambli Shtetëror të Këngëve dhe Valleve nga
Shqipëria për herë të parë do të jetë prezent në Luginën e Preshevës
dhe këto aktivitete janë kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë së
Shtetit Shqiptar

6 Korrik,
15:30 - Vizita institucioneve lokale në Preshevë
18:00- Ora letrare me shkrimtarë nga Shqipëria në Preshevë (Shtëpi të Kulturës)
20:00 – Koncerti në Preshevë (Shtëpi të Kulturës)

7 Korrik,
15:00 – Vizita institucioneve lokale në Bujanoc
17:00 - Ora letrare me shkrimtarë nga Shqipëria në Bujanoc (Shtëpi të Kulturës)
18:00 – Organizimi i një Kokteji për nderë të dy vjetorit të KKSH-së
                Prezantimi i broshurës,
                Prezantimi i video Kronologjisë
20:00 - Koncerti në Bujanoc (Qendër Qytetit)

Shërbimi për Informim i KKSH-së

One Response

  1. Ibrahim pasha thotë:

    Nje pun shume e mire per Luginen ne kultivimin e vlerave kulturore-po te ishte organizator shtepia e kultures apo ndonje institucion komunal kulturor.
    Keta 2 tandema qe i bashkoi kritika ndaj abetares pa flamur- ja edhe suksesi i dyt qe keta kujdesen ne Serbi per 100 vj e Pavarsis.
    A thua kane koh aq qe edhe te mirren me pune te huaja?
    A thua cka po i bashkon keta 2 miq te abetares pa flamur……?!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch