KOMUNIKAT
Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ashpër dhe shpreh shqetësimin për heqjen e flamurit kombëtarë nga ballkoni i godinës së këtij institucioni në natën mes 23/24.02.2013, nga autorë të panjohur. Duke konsideruar si një akt qyqar dhe drejt për drejt sulm në identitetin e shqiptarëve të Luginën e Preshevës, si dhe mohimin e të drejtës për të u identifikuar publikisht.
Veprimet e tilla, ashpërsojnë dhe tensionojnë marrëdhëniet ndëretnike në Luginën e Preshevës, për më tepër, nëse kryesit e kësaj veprave që dhunon identitetin e këtij institucioni, nuk ndëshkohen janë në funksion të trysnisë dhe presionit në mohimin e identitetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Këshilli Kombëtar Shqiptar tashmë ka njoftuar organet e rendit me çrast kërkon hetimin dhe zbardhjen e rastit në fjalë dhe të autorëve të kësaj vepre qyqare.
Shërbimi për informimi i KKSh-së