Home » Kulturë, Lajme, Vendore » Këshilli Nacional Shqiptar: Urime nxënës librat nga Shqipëria që nga shtatori

Këshilli Nacional Shqiptar: Urime nxënës librat nga Shqipëria që nga shtatori

Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Ragmi Mustafa, pas një pune të jashtëzakonshme ka dhënë lajmin që nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës e presin me dekada. Janë siguruar tekstet nga Shqipëria për nxënësit shqiptar të shkollave fillore në Luginë.

Postimi i z.Mustafa

Një super lajm!

Që nga shtatori filloristët e Luginës do të përdorin të njëjtat tekste mësimore si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë.

Bashkë e bëmë të mundur, të pamundurën!
Arsimi në Luginë të trajtohet si çështje e madhe vlerash të përqendruar tek cilësia.

Sot është publikuar katalogu i teksteve mësimore në gjuhën shqipe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik.

Numri është rritur në 35 komplete të teksteve mësimore nga Shqipëria prej 61 teksteve të listuar. + 8 komplete të teksteve “gjuha serbe si gjuhë jo anëtare” me zotimin se edhe tekstet mësimore për klasën e katërt dhe të tetë aprovohen me implementimin e reformës për këto klasë.

Përveç, teksteve për lëndën e Historisë dhe Gjeografisë përmbyllet cikli i sigurimit të teksteve mësimore për shkollat fillore.

Ka ende punë e angazhim.
Megjithatë, radhën tashmë të fokusimit e kanë tekstet mësimore për shkollat e mesme.

Faleminderit me mirënjohje të thellë Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë të Shqipërisë, në veçanti ministres Besa Shahini!

Faleminderit për mirëkuptim nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e Trupit Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë!

Faleminderit shtëpisë botuese “Albas” në Preshevë!

Faleminderit me konsideratë të lartë për Misionin e OSBE-së dhe ambasadorët e Quintit si dhe ambasadorët e grupit jo formal “Miqtë e Luginës”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch