Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Këshilli Nacional Shqiptarë – Kumtesë

Këshilli Nacional Shqiptarë – Kumtesë

KNSH-Kumtese 25.12.2014K U M T E S Ë

 

 

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka mbajtur seancën e IV të rregullt të ftuar nga kryetari Jonuz Musliu me 9 pika të rendit të ditës. Pas diskutimeve të shumta dhe pas shqyrtimit dhe aprovimit të procesverbalit nga seanca e III e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Këshilli Kombëtar Shqiptar me shumicë votash aprovoi: vendimin mbi formimin e komisionit për arsimin parashkollor,fillor dhe të mesëm dhe për kryetar zgjodhi Zejni Fejzullahun; vendimin për formimin e komisionit për arsimin e lartë dhe shkencë si dhe për kryetar zgjodhi Islam Jusufin; vendimin për formimin e komisionit për kulturë dhe për kryetar zgjodhi Naim Salihun; vendimin për formimin e komisionit për informim dhe botime si dhe për kryetar zgjodhi Hevzi Ramadanin; vendimin për formimin e komisionit për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj ku për kryetar zgjodhi Riza Fetahun; vendimin për formimin e komisionit për rini dhe shoqëri civile ku për kryetar zgjodhi Muharrem Ahmetin; Ndërkaq në pikën e shtatë u bë propozimi i tre anëtarëve të Këshillit të Shkollës fillore “Migjeni” Muhoc, nga radhët e pushtetit lokal. Kurse në pikën e tetë zëvendës kryetari i KKSH-së bëri njoftimin e anëtarëve të KKSH-së me vërejtjet në propozim ligjin mbi tekstet dhe mjetet mësimore.

Kurse seanca e IV përfundoi edhe me pikën e nëntë të rendit të ditës, të ndryshme, me çrast u dikutuan çështje të rëndësisë së veçant për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

 

 

 

 

Bujanoc, 25.12.2014                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch