Nëselinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar sot është mbajtur seanca e tretë për vitin 2015, për të cilën kryetari Jonuz Musliu kishte propozuar 10 pika të rendit të ditës.
Gjatë kësaj séance është shkarkuar nga Organi ekzekutiv ish anëtarja e Këshillit Elvere Salihu dhe në vend të saj është zgjedhur Edmond Isufi. Në vazhdim Këshilli aprovoi Planin strategjik për informim në gjuhën shqipe për vitin 2015 dhe Planin strategjik për culture për vitin 2015.
Ndërkaq, me propozim të të gjithë anëtarëve të Këshillit u aprovua unanimisht Vendimi për themelimin e Radiotelevizionin Shqiptar të Luginës i cili do ta ket selinë në Preshevë.
Mëtej, seancavazhdoi me shqyrtimin dhe aprovimin e kërkesave të shkollave “SezaiSurroi” – Bujanoc dhe “Muharrem Kadriu” – Tërnoc, lidhur me dhënien e mendimit pozitiv për zgjedhjen e drejtorit, si dhe dhënien e propozimeve për anëtarë të Këshillave të shkollave “Migjeni”- Ceravajkë dhe “Abdulla Krashnica – Miratoc.
Poashtu vlen të theksohet që gjatë seances së sotme zv.kryetari i deritanishëm i KKSH-së, Zejni Fejzullahu dha dorëheqje të parevokueshme nga kjo pozitë.
Bujanoc, 17.03.2015
Shërbimipërinformim i KKSH-së
K R Y E T A R
JonuzMusliu