Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » KËSHILLI NACIONAL – URIMЕ MUAJI I RAMAZANIT

KËSHILLI NACIONAL – URIMЕ MUAJI I RAMAZANIT

Me rastin e fillimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit, kryetari Jonuz Musliu në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, i uron të gjithë besimtarët mysliman.

Urojmë që ky muaj të sjell paqe, shëndet, harmoni, begati dhe lusim All-llahun e Plotfuqishëm që të na e lehtësojë agjërimin dhe të na i pranojë veprat e mira.

Me këtë rast, Këshillit Kombëtar Shqiptar uron të  gjithë besimtarët mysliman të të gjithë botës e në veçanti të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që në këtë muaj të madhërishëm, Zoti fuqiplotë t’i mëshirojë dhe bashkojë rreth begative dhe mirësive të pa funda që i ka ky muaj.
Zoti i gjithë mëshirshëm, i pranoftë dhe i lehtësoftë ditët e agjërimit dhe sakrificat që bëjmë për hir të këtij muaji të begatë.

Bujanoc, 26.05.2017                         Shërbimi për informim i KKSH-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch