Home » Këshilli Nacional, Lajme » Këshilli Nacional: Urime Dita E Mësuesit

Këshilli Nacional: Urime Dita E Mësuesit

Të nderuar mësimdhënës,

Me rastin e 7 marsit, “Ditës së Mësuesit” Kryetari Jonuz Musliu në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, i uron të gjithë mësimdhënësit për kontributin e çmueshëm në mbarëvajtjen e arsimit dhe shkollës shqipe në Luginë të Preshevës. Këshillit Kombëtar Shqiptar në kuadër të kompetencave ligjore ka edhe fushën e arsimit me, ç`rast edhe i ka dhënë prioritet mbi prioritet. Andaj, do të mbesim të paluhatshëm në mbështetjen e mësimdhënësve dhe shkollave shqipe në Luginën e Preshevës.

Uroj që ky 7 mars të sjell sukseset të mëdha në arsim dhe frymëzoj gjeneratat e reja të mësimdhënësve për më shumë efikasitet, kualitet dhe profesionalizëm. Besoj fuqishëm arsimi dhe edukimi janë baza e popullit shqiptar. Lugina e Preshevës përmes shkollës shqipe do të ruaj dhe avancoj identitetin kombëtarë të shqiptarëve. Me bindje se shkolla shqipe gjithmonë ka qenë themel i progresit dhe prosperimit drejt një të ardhme më të ndritur.

 

Urime dhe suksese.

 

Bujanoc, 07.03.2016

Shërbimi për informim i KKSH-së

KN-Kumtese 07.03.2016

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch