Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Keshilli Nacional – URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT

Keshilli Nacional – URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT

KURBAN BAJRAMINë emër të Këshilli Kombëtar Shqiptar, kryetari Jonuz Musliu, uron të gjithë besimtarët  mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit.

 

Për ne kjo festë simbolizon sakrificën dhe besimin në Zotin, mirëkuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit, e veçmas për ata që janë në gjendje më të vështirë sociale dhe kanë nevojë për dorën e ndihmës nga shoqëria.

 

Në mbështetje të traditës sonë të mirë urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit, por edhe me vepra të mira. Sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.

 

Urime festën e Kurban Bajramit për të gjithë vëllezërit dhe motrat myslimane duke shpresuar që Zoti i Madhërishëm të na pranojë të gjitha lutjet tona, si frimëzim në ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e identitetit tonë fetar e kombëtar.

 

Bujanoc, 23.09.2015               Shërbimi për informim i KKSH-së

KNSH-Urim Kurban Bajramin 2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch