Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Këshilli Nacional vendosi për mbajtjen e protestës për tekstet mësimore për shkollat fillore të dhuruara si donacion nga Ministria e Arsimit të Kosovës

Këshilli Nacional vendosi për mbajtjen e protestës për tekstet mësimore për shkollat fillore të dhuruara si donacion nga Ministria e Arsimit të Kosovës

KN - Foto 13.02.2016Me ftesë të krytarit të Këshilli kombëtar shqiptar Jonuz Musliu, Këshilli sot (13 shkurt 2016) mbajti seancëtë jashtëzakonshme me pikë të veçantë të rendit të ditës, Njoftimi dhe shqyrtimi rreth problematikës së teksteve mësimore për shkollat fillore të dhuruara si donacion nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës.

Duke shqyrtuar refuzimin e vazhdueshëm pesë mujor nga autoritetet shtetërore serbe që kanë për qëllim bllokimin e teksteve mësimore, respektivisht mos lejimin e përdorimit të tyre nga nxënësit shqiptar, u propozua dhe u vendos mbjatja e protestës para Terminalit doganor në Preshevë – aty ku edhe mbahen tekstet.

Protesta do të mbahet me datë 18 shkurt 2016(e enjte), ora 12.00, me moton “Duam Libra Shqip”.

Në të njejtën kohë ftojmë ti bashkangjiten protestës të gjithë qytetarët, përfaqësuesit instucional, përfaqësuesit e partive politike shqiptare dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

 

 

K R Y E T A R I

Jonuz Musliu

KN - KUMTESË 13.02.2016

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress