Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Këshilli Nacional zgjedh për kryetarë bartësin e listës së PVD-së, Ragmi Mustafën

Këshilli Nacional zgjedh për kryetarë bartësin e listës së PVD-së, Ragmi Mustafën

Kuvendi i Këshillt Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, zgjodhën për kryetar Ragmi Mustafën nga Komuna e Bujanocit. Pas zgjedhjes në krye të këtij organi të rëndësishëm, sidomos duke marrë parasysh situatën e fundit të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë, z.Mustafa ka ndërmarrë hapat e parë duke ju drejtuar qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës që ta shqyrtojnë mundësinë e mbështetjes institucionale të Këshillit Nacional Shqiptar.
„Tashmë i kemi dërguar KËRKESË PËR MBËSHTETJE INSTITUCIONALE PËR LUGINËN E PRESHEVËS, KËSHILLIN KOMBËTAR SHQIPTAR dy qeverive. Asaj të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës ta shqyrtojnë çështjen e “Fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës”, përkatësisht mundësinë e mbështetjes institucionale të Këshillit Kombëtar Shqiptar“, deklaroi kryetari i posazgjedhur i KNSH-së, Ragmi Mustafa.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.