Home » Lajme » Këshilli Nacional: Zhvillimet në veri të Kosovës mund të reflektohen edhe në Luginë të Preshevës

Këshilli Nacional: Zhvillimet në veri të Kosovës mund të reflektohen edhe në Luginë të Preshevës

Këshilli Kombëtar Shqiptarë

Bujanoc

Tel/fax: 017/652661

E-mail: galipbeqiri@hotmail.com

 

Komunikatë për opinion

 

Zhvillimet në veri të Kosovës mund të reflektohen edhe në Luginë të Preshevës

 

 

Këshilli Kombëtar Shqiptar me një interesim të jashtëzakonshëm është duke i përcjellur zhvillimet e fundit në Kosovë, sidomos ato që kanë të bëjnë me Veriun e Kosovës.

Në këtë drejtim i shprehim përkrahje të pa rezervë institucioneve të Kosovës në përpjekje për të vënë rendin dhe ligjin në tërë territorin e saj.

Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh indinjatë të thellë me veprimet e serbëve në Veri të Kosovës me bllokimin e rrugëve dhe djegien e pikave kufitare 1 dhe 31.

Është i papranueshëm shfrytëzimi i metodave të tilla nga ana e popullatës e cila po shihet qartë se është e instrumentalizuar nga pushteti parelal por edhe ai qendror në Beograd.

Brengosës është edhe fakti i implikimit të dy zyrtarëve serbë në tërë këtë situatë, Goran Bogdanoviqit dhe Borko Stefanoviqit dhe thirrjet e tyre për bllokadë të mëtejme të akseve rrugore.

Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh habinë se edhe përkundër të drejtave maksimale për serbët e Kosovës përfaqësuesit e Beogradit përdorin metoda dekonstruktive dhe shumë të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin në mbarë rajonin e Ballkanit.

Në tërë këtë situatë nuk duhet harruar as pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilët po vazhdojnë të jenë të diskriminuar në gjitha sferat si në arsim, përdorim të gjuhës dhe shkrimit, simboleve kombëtare, inkuadrimit në institucionet shtetërore, polici, dogane, gjykata, mbajtjes në burg të të rinjëve si rjedhojë e procesve të montuara politike, etj,etj.

Serbët e Kosovës me Planin e Ahtisarit kanë fituar aq të drejta saqë shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk e gëzojnë as minimumin e tyre. Nëse Beogradi pretendon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian atëherë duhet ta zbatoj parimin e reciprocitetit midis pozitës së serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi.

Megjithë këtë situatë shqiptarët asnjëherë nuk kanë bllokuar rrugët dhe as që kanë ndërmarr masa radikale për zgjihjen e problemeve të tyre.

Me të drejtë shtrohet pyetja se si do të reagonte Beogradi poqe se shqiptarët do të kishin vendosur barrikada në rrugë, poqese do t’ishte vrarë ndonjë polic serb apo nëse ndonjë zyrtar i Kosovës do t’kishte hyrë ilegalisht në Luginë sikurse rastet e shpeshta me zyrtarët serbë. Me siguri se reagimi i qeverisë serbe do të ishte shumë i ashpër dhe reagime të tilla popullata shqiptare shumë herë i ka bartur në kurriz të vetin.

Këshilli Kombëtar Shqiptar i bënë thirje edhe faktorit Ndërkombëtar që me një seriozitet më të lartë të përcjell situatën në Kosovë, por edhe refleksionet që bart ajo, sidomos në Luginën e Preshevës. Kërkojmë që t’i tërhiqet vërejtja përfaqësuesve të qeverisë serbe që me deklarimet e tyre në media po tentojnë të nxisin konflikte në këtë pjesë të Evropës.

Në fund Këshilli Kombëtar Shqiptar përshëndet vendimin e NATO-s për dërgimin e forcave shtesë në Kosovë dhe kërkon që kontigjente të KFOR-it të dërgohen edhe në kufijtë me Serbinë për shkak të pranisë gjithnjë e më të numërt të forcave serbe të sigurisë.

 

Bujanoc: 04.08.2011

 

Këshilli Kombëtar Shqiptar

Kryetari: Galip Beqiri

I’m not sure who said it, but it’s a good motto to keep in your back http://firstessaywritinghelp.com/ pocket when the questions arise

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch