Home » Lajme, Vendore » Këshilli Nacionl: Kumtesë

Këshilli Nacionl: Kumtesë

Në zyret e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Kryetari Galip Beqiri, priti në një
takim Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, me
bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari Galip Beqiri në këtë takim falënderoj Myftiun Tërrnava “për
kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhënë për Preshevë, Bujanoc dhe
Medvegjë e posaçërisht në harmonizimin dhe sistemimin e jetës fetare”, ku
gjithashtu njoftoi me historikun dhe punën e Këshillit Kombëtar Shqiptar
dhe potencoi se në “vetë punën e këtij institucioni është shprehur nevoja e
kyçjes së hoxhallarëve, me kyçjen e tyre nëpër Komisionet përkatëse,
përkatësisht në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona edhe në arsimin
publik”.

Myftiu Tërrnava shprehi kënaqësinë e posaçme që gjendet në zyrat e këtij
institucioni duke u shprehur se “ vetë kthimi i kësaj godine nga një burim
i  dhunës dhe padrejtësisë, në një institucion të burimit të të drejtave të shqiptare le për të kuptuar shumë” dhe më tej shtoi se “flamuri kombëtar i
vendosur në këtë institucion  tregon për rëndësinë e tij dhe fletë për angazhimin tuaj”

Si kryetari i KKSH-së Beqiri ashtu edhe myftiu i BIK-ut Tërnava, u
dakorduan në avancimin dhe kultivimin e madhënieve të këtyre institucione
për bashkëpunimin në të ardhmen, e në veçanti funksionin dhe misionin e
tyre.

Shërbimi për Informim i KKSH-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch