Home » Lajme, Vendore » Këshilli organizativ gati për protestën e ditës së shtunë

Këshilli organizativ gati për protestën e ditës së shtunë

Këshilli organizativ ka marrë sot të gjitha masat për organizimin e protestës gjithëpopullore, që do të mbahet të shtunën në Preshevë prej orës 12:00.

Dënimet drastike për shqiptarët e Luginës së Preshevës nga gjykata e lartë për krime lufte në Beograd , largimi i lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së nga forcat speciale të xhandarmërisë dhe diskriminimet e vazhdueshme, kanë bërë që Lugina të shtunën në ora 12-të të ngrohet në protestë gjithëpopullore. Liderët politik të Luginë së Preshevës kanë thënë se për mes kësaj proteste do të kërkohet lirimi i shqiptarëve të pafajshëm nga burgu qendrorë i Beogradit , duke konsideruar se ky është një proces i montuar politik.

Sipas kryetari të Preshevës gjatë kësaj proteste do të kërkohen të drejtat e shqiptarëve në Luginë , po aq sa ju garantohen serbëve në veri të Kosovës.

Ndërkaq grupi unitetit në protestën gjithëpopullore do të kërkojë edhe kthimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së , i cili i largua më 20 janar nga xhandarmëria serbe.

9 shqiptarët e Luginës së Preshevës ishin arrestuar në dhjetor të vitit 2008 , kur mbi 2500 forca speciale të xhandarmërisë kishin bastisur shtëpitë e tyre. Më 21 janar të vitit 2011 grupi i shqiptarëve u dënua me 101 vjet burgim dhe pas ankesës, lënda është ishte kthyer në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim, ku më 19 shtator 2012 ata u ngarkua edhe me 15 vite burg duke i shqiptuar dënimin prej 116 vite burg. Liderët politik të Luginës kanë bërë thirrje që protestës në mënyrë masovike ti bashkëngjiten të gjithë shqiptarët kudo që janë.

RTP

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch